25 Nentor 2025

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, është takuar me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Nancy VanHorn.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Bardhi e cilësoi SHBA-në si një aleat të çmuar për Shqipërinë. Ai bëri të ditur se gjatë bisedës me diplomaten amerikane u diskutua mbi luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si edhe mbi atë që ai e përshkruan si “regres shqetësues të Shqipërisë në raport me standardet demokratike”.

Sipas Bardhit, “e vetmja rrugë që e çon përpara Shqipërinë si një vend i zhvilluar dhe partner i denjë i SHBA është lufta reale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, e cila duhet të udhëhiqet nga një qeveri që del nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.”