15 Shtator2025

Tirana edhe njëherë tjetër ka përjetuar në Sheshin Skënderbej një nga netët më të bukura muzikore mbremjen e 14 shtatorit

. Grupi i famshëm i muzikës rock Scorpions është rikthyer mbrëmjen e sotme në Tiranë për një koncert madhështor.

Pjesëmarrja e nostalgjikëve të muzikës së një prej grupeve më të njohura në botë, është e lartë.

Sponsor edhe Pago Pago – Pajisu me llogari rrjedhëse në pak minuta. Paguaj pa komision, me aplikacionin dhe kartën e debitit Pago, kudo – në dyqane fizike, online, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Ata rikthehen në kryeqytetin shqiptar pas 24 vjetësh.

Në vitin 2001 koncerti i tyre në stadiumin “Selman Stermasi” kujtohet nga të gjithë. Scorpions u bën të famshëm me këngën e tyre Wind of Change, në prag të viteve ’90, hit i cili u simbol i shëmbjeve të diktaturave komuniste në Evropën Lindore, mes të cilëve ishte dhe Shqipëria.