22 Tetor 2022

Ministrat e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë zhvilluar një bisedë telefonike me njëri-tjetrin ditën e premte.

Lajmi i bisedës mes Lloyd Austin dhe Sergei Shoiku është konfirmuar nga mediat e huaja, duke shtuar se është diskutuar për situatën në Ukrainë.

Kjo është hera e parë që ministrat e Mbrojtjes kanë folur me njëri-tjetrin që nga 13 maji.

Kujtojmë se përpara disa ditësh, Vladimir Putin përjashtoi mundësinë e takimit me Presidentin amerikan, Joe Biden.

Kujtojmë se me nisjen e luftës në Ukrainë, raportet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë janë në pikën më të ulët që nga Lufta e Ftohtë.

Gazeta Sot