1 Korrik 2025

Procesi i rinumërimin të votave në Qarkun e Fieri duket se nuk do të prodhojë ndryshime të rezultateve përsa i përket mandateve të deputetëve që dolën nga zgjedhjet e 11 Majit.

Kutitë u hapën me kërkesë të Nismës Shqipëria Bëhet e cila ngriti pretendime për marrjen e një mandati të fituar nga Partia Socialiste, konkretisht atë të Zegjine Çaushit.

Por, nga rinumërimi PS ka fituar deri me tani rreth 15 vota, ndërsa PD ka humbur rreth 107 vota nga 428 kuti te rinumëruara 587 qe jane ne total ne Qarkun e Fierit.

zefier

Por ajo qe bie ne sy është vjedhja e votove të kandidatëve brenda llojit. Nga rinumërimi i kutive të votave të kandidatëve rezulton se Ceno Klosi ka deri me tani numrin rekord të votave të vjedhura.

Nga 428 kuti të numëruara, Ceno Klosi, zv.ministri i Energjitikës, figuron me 921 vota me shume në procesverbale, seç ka pasur në të vërtetë në kutinë e votimit.

ceno

Duket se Ceno Klosi me anë të komisionerëve të PS ka tjetërsuar votat e Klevis Jahajt dhe të Antoneta Dhimes. Dy socialistët rezultojnë me më pak vota në procesverbal seç kanë realisht ne kutitë e Fierit.

Klevis Jahajt i mungojnë 454 vota, kurse Antoneta Dhimes 92 vota, vota që i kanë kaluar me gjasa Ceno Klosit.

Po ashtu, duket se dhe Zegjine Caushit i kane vjedhur 63 vota, shifra që dolën në pah nga rinumërimi

Votat nga PD

Garë e pisët brenda llojit duhet se ka ndodhur dhe brenda demokratëve, ku rekordin e votave te tjetërsuara e mban Silva Hasaj. Demokratja me një profil politik lokal, ka tjetërsuar rreth 670 vota.

Silva Hasaj nga 428 kuti të rinumëruara ka rezultuar se ka me pak vota sesa çfarë ka ne leter. Kjo e fundit nuk siguroi mandat deputeti në qarkun e Fierit.

Ndërkaq një tjetër nga kandidatët e PD me vota të vjedhura, rezulton të jetë Gentian Çela me 215 vota me shumë seç ka në kuti.

Pas tij vjen Ajet Gurguri me 92 vota me shume, me gjasa të tjetërsuara nga demokratëve të tjerë.

Kur kanë mbetur dhe pak kuti për rinumërimi nuk dihet nëse KQZ do t’i çojë për ndjekje komisionerët që kanë disbalanca të mëdha me shifrat e kandidatëve si në rastin e Ceno Klosit.

WhatsApp Image 2025-07-01 at 19.53.22