31 Korrik 2026

Qytetarët dalin çdo ditë duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj klasës politike shqiptare, ndërsa kërkesa kryesore e tyre tashmë është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Si çdo ditë qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshojnë drejt kryeministrisë.

Edhe në tubimin e një dite më parë, aktivistët deklaruan se nuk kanë ndërmend të tërhiqen. Ata e cilësuan dy muajt e protestës si një dëshmi të qëndresës qytetare dhe ritheksuan se mobilizimi do të vazhdojë deri në arritjen e objektivave të shpallura.

Ndërkohë ditën e djeshme qytetarët protestuan edhe për ndarjen e re territoriale, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive.

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit zhvilluan marshimin e përnatshëm në rrugët e Tiranës, duke përsëritur thirrjet “Rama ik”, “Dorëheqje”, “Shqipëri e re” dhe “Revolucion”.