20 Tetor 2022

Rritja e numrit të madh të emigrantëve të paligjshëm që po kalojnë nëpërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për të kërkuar azil në BE, ka sjellë vendosjen në tavolinën e bisedimeve të propozimit për pezullimin e udhëtimit pa viza në Ballkanin Perëndimor.

Një nga vendet që është duke e shqyrtuar këtë mundësi është edhe Çekia.

Ndërkohë që kjo është një këmbanë alarmi dhe një varg i madh procedurash për të gjithë udhëtarët, së fundmi Ministria e Jashtme e Çekisë ka reaguar ekskluzivisht për emisionin “Zona Zero” në Top News.

Në një kërkesë të bërë nga gazetari Thimi Samarxhiu, Ministria e Jashtme e Çekisë shprehet se ky opsion ka për qëllim për të parandaluar numrin e lartë të emigrantëve të paligjshëm, teksa momentalisht nuk është duke u shqyrtuar.

Vendosja e regjimit të vizave për Serbinë dhe Shqipërinë është një opsion për të parandaluar rritjen e të gjithë emigrantëve të paligjshëm. Megjithatë ky opsion nuk është duke u diskutuar momentalisht”- ka thënë Ministria e Jashtme e Çekisë për “Zona Zero”.

Gazeta Shqip