Raporti: Universitetet 3.2 mln euro për rikonstruktim e staf, 0 për shkencë

13, dhjetorr 2019

Si i shpenzuan paratë e studenteve universitetet në 1 vit akademik?

Një hulumtim i Qendrës Qytetare ka nxjerrë në pah disa të dhëna interesante.

Kështu, Universiteti Politeknik i Tiranës ka shpenzuar 100 000 euro dieta, 160 000 euro shpërblim dhe 70 000 euro karburant makine në 8 muaj.

Universiteti i Tiranës ka shpenzuar 3 2 milion euro për restaurim godinash e oborresh, zero lekë për shkencë.

Qëndresa Qytetare publikoi sot raportin e monitorimit të 7 universiteteve publike për periudhën shkurt – tetor 2019 duke evidentuar shpenzimet për secilin universitet.

Nga gjetjet e monitorimit rezulton se 6 nga 7 universitetet e monitoruara kanë shpenzuar 0 lekë për kërkimin shkencor dhe rreth 2 milion euro për siguri godine, siguri pasurie dhe kamera.

Universiteti Politeknik i Tiranës, rezulton universiteti me më shumë shpenzime të personelit dhe administratës, ku vetëm në 8 muaj ka paguar 100.000 euro dieta, 70.000 euro karburant makine, 17.500 euro telefon/internet dhe rreth 160.000 euro shpërblime dhe honorare për stafin.

Ndërkohë Universiteti i Tiranës ka shpenzuar në periudhën e monitorimit 3.2 milion euro për rikonstruksion dhe mirëmbajtje godinash ku përfshihet rikualifikim i oborrit të Histori – Filologjikut në vlerën 170.000 euro dhe rikonstruktim i Fakultetit të Ekonomisë në vlerën 2.9 milion euro.

Ndërkohë vlen të theksohet se dy universitete, ai i Shkodrës dhe i Mjekësisë nuk kanë blerë asnjë libër për studentët në një vit të plotë akademik.

Qëndresa Qytetare në raportin e saj ka evidentuar shkelje të tjera ligjore nga ana e zyrtarëve të universiteteve, si pagesat e kryera jashtë zërave përkatës të buxhetit, kalimi i pagave të stafit akademik në kundërshtim me ligjin drejt një individi të vetëm apo nënshkrimi i kontratave të dyshimta.

j.l./ dita