21 Korrik 2026

… Sorrat e korbat shajnë e ofendojnë dhe ju duket se po ndryshojnë botën, asgjë nuk ndryshojnë ata”, deklaroi ai.

Pas 52 ditësh protestash të vazhdueshme kundër qeverisë dhe kërkesave për dorëheqjen e tij, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke sulmuar sërish protestuesit, duke deklaruar se sistemi politik në Shqipëri nuk mund të përmbyset.

Në një deklaratë të tij në një lidhje love në rrjetet sociale, Rama u shpreh se përpjekjet për ndryshim përmes protestave nuk do të sjellin rrëzimin e sistemit, ndërsa përdori një gjuhë të ashpër ndaj kundërshtarëve të tij.

“Nuk kthehet më përmbys ky sistem, edhe pse duan ta kthejnë disa korba. Për çfarë kam reflektuar personalisht nga pasqyra e bulevardit të flamingove është temë tjetër dhe do ta ndaj me të gjithë në ditët në vijim. Por ai bulevard është për mua qartësisht i ndarë. Historia e flamingove është historia e Shqipërisë së re, ndërsa historia e sorrave nuk ka lidhje me të ardhmen, është vetëm e shkuara që vjen në forma shumë të rrezikshme dhe shqetësuese, po të shohim historinë. Ekstremet e majta e të djathta që vijnë për të sjellë përmes delirantësh, injorantësh dhe dështakë-zemërakësh, më të keqen. Sorrat e korbat shajnë e ofendojnë dhe ju duket se po ndryshojnë botën, asgjë nuk ndryshojnë ata”, deklaroi ai.