Edi Rama

3 Shtator 2026

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) për çështjen e pagave, duke i cilësuar këto dy institucione si “fytyra të dështimit të Reformës në Drejtësi”.

Rama u shpreh se, nëse pagat e KLP-së dhe KLGJ-së, të cilat sipas tij janë shumë herë më të larta se pagat e tjera në sektorin publik, konsiderohen të pamjaftueshme, atëherë “përfytyroni se çfarë mund të thotë një nëpunës i administratës publike”.

Paga, kuptohet, është gjithmonë e pamjaftueshme për të gjithë. Kur është e pamjaftueshme për KLP-në dhe KLGJ-në, përfytyroni për të tjerët. KLP-ja dhe KLGJ-ja, që janë dy fytyra të dështimit të reformës në drejtësi, nëse SPAK-u dhe gjykata speciale janë fytyra e suksesit, këto dy struktura janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi.

Kur këtyre dy trupave, që qeverisin gjyqësorin më pak, u duken të pamjaftueshme pagat, të cilat janë shumë herë më të larta se pagat tona, përfytyro se çfarë mund të thotë një nëpunës i administratës publike kur i thuhet se paga e tij është e mjaftueshme” u shpreh ai.