Rama: Po ça vodha mo të …, mor maskara, mor zagar, çfarë vodha unë mor qen? – Lulzim Basha nxjerr audion e një bisede ku është regjistruar zëri i kryeministrit Rama

16 NËNTOR 2021

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tregoi në sallën e Kuvendit audion e një bisede, sipas tij, të zhvilluar mes Ramës dhe një qytetari. Sipas Bashës, Rama ofendon një qytetar krejtësisht të pambrojtur.

Debati që dëgjohet në audio:

Rama: Po ça vodha mo të …, mor maskara, mor zagar, çfarë vodha unë mor qen?

Qytetari: Që nga teatri

Rama: O rrugaç

Qytetari: Unë rrugaç apo ti që shan?

Rama: Flet me atë sheh në Francë mor maskara

Qytetari: Maskara je ti që vjedh.

Nga Gazeta Sot