‘Rama në fillim e përbuzi protestën, tani e konsideron opozitë të rrezikshme’, Kikia: – Protesta shtë kthyer në institucion…

17 Korrik 2026
Analisti Mentor Kikia, i ftuar në një studio televizive deklaroi se kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ai tha se nëse Rama në fillim e përbuzi tani e konsideron si opozitën më të rrezikshme.
Sipas analistit protesta pati disa arritje dhe një ndër to ëstë bahskimi në shesh i forcave opozitare gjë që nuk e arritën në zgjedhje.
“Kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Protesta ka sjellë një përmirësim të jashtëzakonshëm në shoqëri dhe mjedisin politik shqiptar. PD kishte licensën e opozitarizmit ku I duheshin 3 javë për të përgatitur një protestë që ishin me molotovë dhe agresive, tani protestat janë pa molotov.
Edhe pse protesta është e mpakur në pjesëmarrje tani është një institucion sepse nuk themi qytetarët që dalin në protestë, por protesta, ëhtë aktor i rëndësishëm i politkës. Bëri disa gjëra që s’kanë ndodhur më herët: I hoqi ekskluzivitetin e protestave PD, baskoi PD, Lëvizja Bashkë, Shqipëria Bëhet që nuk mundën të bashkoheshin as në zgjedhje. Aty është PD dhe mbështetësit, Adriatik Lapaj, Agron Shehaj, Arlind Qori.
Protesta është një mejdan ku secili jep kontribute dhe merr përfitime. Ka ndryshuar rrënjësisht mënyra e të bërit politikë, nuk ka më përplasje fizike dhe nuk ka nevojë për një shishe molotovi. Ka vetëm banera denoncues dhe akuzues. Në fillim mazhoranca e përbuzi tani e konsideron si opozitën më të rrezikshme dhe të rëndësishme”, tha ai.
