Rama me tone të forta akuzoi SPAK-un.  Vjen reagimi i Arben Krajës: – Ne punojmë me kallëzime jo me deklarata politike.

7 MAJ 2022

Kryeministri Edi Rama për të disatën herë i ka kërkuar SPAK-ut, të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha.

Edhe sot në Asamblenë e PS-së, Rama sulmoi SPAK-un, me argumentin se Shqipëria është e turpëruar nga mosreagimi i SPAK–ut për të hetuar Berishën.

Zbardhen detajet të reja për arrestimin e zyrtarit të lartë të PS! Kush është drejtori i Ujësjellësit i kërkuar nga INTERPOL që vodhi në Spanjë shtëpinë e yllit të Realit të Madridit ( EMRI)

Përfundon Asambleja e PS, Damian Gjiknuri tregon se çfarë u vendos: E gjithë struktura e re brenda muajit…

“Shqipëria mezi pret të shohë Metën dhe Berishën para SPAK”/ Reagon ‘flakë për flakë’ Ervin Salianji pas ‘sulmit’ të Ramës: Kush e ka frikësuar aq sa t’i nxjerrë dhëmbët drejtësisë deri në kërcënimin me skualifikim?

“Zonja dhe zotërinj të SPAK-ut zgjohuni dhe dilini në mbrojtje Shqipërisë se Shqipëria është e turpëruar para një ‘Non Grata’ që i bën karshillik një bote. Këtë turp ta mbajë SPAK-u, në deklaratën e DASH-it e ka të qartë të bëjnë detyrën e tyre në atë përfundim dhe kjo nuk është për Amerikën, revolta ime dhe e jona nuk është se po na ofendohet Amerika apo se po fyhet Amerika, jo fare, është se po delegjitimohet SPAK-u dhe sistemi i drejtësisë që kanë ngatërruar detyrat e drejtësisë penale me përgjegjësi administrative, që kanë ngatërruar nevojën për drejtësi me shkeljen e lirive dhe të drejtave të njerëzve”, deklaroi Rama sot.

Ndërkohë, kreu i SPAK-ut, i pyetur nga “CNA.al” rreth deklaratave të Ramës për hetimin e Berishës dhe deklaratave të Ramës është përgjigjur në mënyrë të prerë, se ata hetojnë vetëm me kallëzime penale dhe jo me deklarata politike.

“Pa koment. Ne punojmë me kallëzime jo me deklarata politike”, është shprehur Kraja.

Gazeta Sot