Putin sot eshte cmenduria e bote

CIA qetëson botën: – S’ka prova, Putini nuk po përgatit sulme bërthamore

7 MAJ 2022

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në SHBA (CIA) është shprehur së fundmi se komuniteti i inteligjencës nuk ka parë asnjë “provë që të tregojë se Kremlini po planifikon vendosjen apo edhe përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore në Ukrainë.

Nga ana tjetër kujtojmë se Rusia ka njoftuar vendosjen e arsenalit bërthamor pas nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

Megjithatë sipas William Burns nuk ka asnjë indikacion për vendosje të arsenalit bërthamor nga Putini.

Ndërkohë që Ukraina dhe Rusia vijojnë ende luftimet mes tyre, shpesh here dhe Europa është ndjerë e kërcënuar nga Rusia, teksa ende nuk ka patur një lëvizje frikësuese prej kësaj të fundit.

Gazeta Shqip