2 Mars 2023

“…ku gëlon, shejtan-budallallëku, harbutllëku, gomarllëku, pisllëku”.

Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar që seanca në Kuvend për ‘McGonigal’ ku kryeministri do të japitë shpjegime ky i fundit ka lënë përgjysmë mocionin.

Kryeministri Edi Rama është larguar nga Kuvendi pas sulmeve ndaj opozitës dhe gjuhës së ashpër, ndërsa për çështjen ‘McGonigal’ tha se vetë ai nuk është në hetim nga SHBA por vetëm zyrtari i FBI.

‘Unë ju hap rrugë përfundimisht. Sot dua ta them që ndihem fajtor, madje shumë fajtor që nuk kam bërë dot atë që duhet kundër mjerimit të thelle politikes në këtë arenën tonë, ku gëlon, shejtan-budallallëku, harbutllëku, gomarllëku, pisllëku. Ku fukarallëku iu vlerave, i aspiratave dhe qëllimeve që ulet ne mexhlisin e jetës publike shqiptare, foltore më foltore dhe kanal me kanal, e ka molepsur shoqërinë, duke ushqyer nihilizmin, egoizmin dhe indiferentizmin të më shumë individëve’, ishin disa nga fjalët që Rama iu drejtua opozitës.

Gazeta Shqiptare