Parlamenti Evropian votoj me 483 vota PRO për shfuqizimin e menjëhershëm të ligjit 21/2024, ligjit që hapi parqet tona për resorte dhe hotele me 5 yje.
73.6% e deputetëve votuan pro,
15.7% kundër,
10.7% abstenuan.
Përmbajtja politike mbetet plotësisht aktuale.
Sot ky nuk është më “debat i brendshëm”.
Është kusht evropian.
Pas doreheqjes Populli e ka zgjedhur të jetojë me Evropën, jo me betonin.
Topi është te Rama, do të dëgjojë 483 votat në Strasburg, apo do të vazhdojë të dëgjojë veten e vet?
Protesta fitoi legjitimitet ndërkombëtar.
Tani nuk është më “një grup ambientalistësh”.
Është një kauzë që përputhet me qëndrimin zyrtar të Parlamentit Evropian.
Kjo i heq kryeministrit alibinë e “politizimit” dhe të destabilizimit nga armiq të jashtëm dhe të brendshëm.
Nuk janë armiq ata që mbrojnë parkun. Armik i së ardhmes është ligji që shet parkun.
Ju lutem, boll më armikun e jashtëm dhe të brendshëm.
Sa më shumë thoni, aq më qesharak bëheni.
Shqipëria nuk është për shitje!