5 Mars 2026

Deputeti demokrat Belind Këlliçi zbardhi sot në një emision televiziv tregon prapaskenat e shkarkimit të Elisa Spiropalit nga kryeministri Edi Rama.

I kthyer në Kuvend pas pezullimit për mbi 2 muaj, vendim i marrë nga maxhoranca, Këlliçi tha se gjeti një situatë të tensionuar brenda maxhoran cës. Për Këlliçin shkarkimi i Spiropalit nuk ishte një rikonfigurim rutinë, por një eliminim politik i nxitur nga lëvizjet e Spiropalit në arenën ndërkombëtare. Këlliçi flet për anëtarësimin e Spiropalit në “China Club” në Berlin, një forum i fuqishëm lobimi politik me akses në Bundestagun gjerman.

Në këtë  klub, një pikë nevralgjike për marrëdhëniet ndërkombëtare, Këlliçi thotë se më parë kishte akses edhe vetë Kryeministri Rama, por që tashmë nuk e ka më.

Një tjetër element kyç është vizita e Spiropalit në SHBA muajin e kaluar, ku u prit në Departamentin e Shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë ku Edi Rama nuk shkon dot dhe kjo ka alarmuar kryeministrin.
Belind Këlliçi: Gjeta kreun e parlamentit në një gjendje më agresive, edhe më të radikalizuar.  E lidha këtë në fakt me largimin e Elisa Spiropalit, se duhet të kuptoni diçka. Muajin e shkuar kanë qenë dy politikanë të Partisë Socialiste, të vetmit që u pritën dhe janë pritur edhe në Departamentin Amerikan të Shtetit, por në rastin e Spiropalit edhe në Shtëpi të Bardhë, dhe i pari na la shëndenë. Pra Elisa Spiropali zyrtarisht tashmë është e papunë dhe e larguar, e përzënë nga kabineti qeveritar nga Edi Rama. Jo se kjo nuk dihej apo nuk pritej sepse kishte kohë që flitej që Klubi i Anglishtfolësve, mes tyre edhe Elisa, po ka një, qasje normale dhe logjike në raport me të huajt. Shtuar këtu faktin që Elisa prej dy vitesh kaloi nga Klubi i anëtarëve të lubisë te Klubi i anëtarëve të China Club në Berlin dhe e kupton fare mirë Elisa për çfarë e kam fjalën unë.

Sonila Meço: Çfarë është?

Belind Këlliçi: Një klub në të cilin më parë e ka patur aksesin vetë Rama por që nuk e ka më në Berlin dhe duke qenë se u anëtarësua në këtë klub, duke u larguar nga Klubi i lubistëve, me sa duket kjo i kushtoi dhe karrierën politike edhe Elisa Spiropalit. Kjo mendoj unë është arsyeja pse unë kam gjetur sot një kryetar Kuvendi agresiv për asnjë arsye.

Është klubi ku bëhen të gjitha lobimet politike të Partisë Socialiste në raport me Bundestagun gjerman, në Berlin. China Club.

Sonila Meço: Ky klub ka pasur ndonjë problem këto kohët e fundit se për shembull nga Gjermania pothuajse kanë mbërritur silure, do të thoshte Fitja Koka, më të forta gjatë ca periudhe për Edi Ramën.

Belind Këlliçi: Me sa duket do vijnë silura edhe më të forta për Edi Ramën dhe për të gjithë anëtarët e mazhorancës të këtij klubi. Por, po them dhe njëherë, fakti që Rama nuk shkon më…

Sonila Meço: Pra ti Belind nuk je me teorinë, ti nuk je me teorinë që Elisa Spiropalin e hoqi Belinda Balluku?

Belind Këlliçi: Jo jo, ka qenë Edi Rama. S’ka lidhje Balluku. Aty vendimmarrjen Edi Rama e ka. Balluku të bëjë çfarë të dojë, Edi Rama është aty, në fund të ditës. Kjo mund të ketë qenë një çokë tangjenciale për  Ballukun. Por, po e them dhe njëherë, ajo kaloi nga anëtare e Klubit të lobistëve, pra është një klub i ri që është formuar në Partinë Socialiste, kështu quhet, kaloi në anëtarët e Klubit të Kinës apo China Club në, në Berlin, që është një vend shumë i famshëm për të gjithë ata që merren me politikë të jashtme, për të gjithë ata që kanë shkëmbime me deputetë gjermanë apo me anëtarë të Bundestagut, me funksionarë shtetërorë në Berlin dhe e dinë shumë mirë për çfarë po flas. Dhe duke shtuar këtë, dua të dal te konkluzioni që ka qenë një seancë absurde, ku gjatë gjithë kohës provokoheshin…

Një detaj tjetër. Provokoheshin deputetët e PD-së dhe ndërkohë sot u diskutua dhe propozimi i ri për të amenduar sërish rregulloren e parlamentit, që t’ia heqim edhe minutazhin që kanë deputetët e opozitës, ta bëjmë nga 10 minuta në 5 minuta. Të gjithë iniciativat e njëanshme të mazhorancës janë ku t’i heqim minutazhin, ku t’i ngushtojmë hapësirat, ku të mos i lejojmë komisionet hetimore, t’i heqim të drejtën e fjalës edhe t’i heqim edhe opozitën në fund.

Këlliçi komenton dhe deklaratën e Spiropalit e cila tha se shkarkimi i saj u paralajmërua publikisht nga ish-kryeministri Sali Berisha

“E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që largimin e paralajmëroi Sali Berisha në sallën e kuvendit dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur që i doli fjala, për asgjë tjetër’ tha Spiropali sot paradite në Kuvend.

Belind Këlliçi: Berisha këtë e ka paralajmëruar që në momentin e parë që Spiropali pati një takim në Shtëpi të Bardhë, aty ku Edi Rama nuk shkon dot, aty ku nuk shkel dot, aty ku dhe në parlament, po ta mbani mend tha unë do shkoj në Bordin e Paqes, do futem në Shtëpinë e Bardhë, do jem me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë. Në fakt shkoi Elisa aty para një muaji dhe pikërisht në atë moment Berisha ka paralajmëruar shkarkimin, largimin shumë të shpejtë të Spiropalit nga kabineti qeveritar.

Sonila Meço: Kishit informacione për këtë gjë Belind apo është një deduksion i një nuhatjeje politike..

Belind Këlliçi: Jo jo, është një informacion logjik, logjik fare i thjeshtë, plus mos harroni eksperiencën e zotit Berisha dhe mos harroni se kë kemi përballë. E dimë se kush është njeriu më i izoluar në ShBA-ja sot, në Shqipëri dhe në mazhorancë, që është vetë Edi Rama. Dhe kjo është e bërë publike.

Dhe Elisa ishte tek klubi i politikanëve shumë të rrallë tashmë në mazhorancë që filloi t’i fliste ndërgjegjja dhe deri diku logjika racionale. Pra filloi të fliste gjëra normale deri diku dhe të pranonte që në Shqipëri ka dhe korrupsion, që kështu nuk vazhdohet, që krimi i organizuar është kthyer në problem, që ekzistojnë kartelet. Pra me sa duket kjo ishte arsyeja që ne e kemi paralajmëruar prej më shumë se një muaji dhe në fakt brenda një kohe rekord, Edi Rama bëri realitet atë që deklaroi vetë Berisha një muaj më parë, që ajo do ishte kokë turku shumë shpejt.