“Rama dërgon kriminelë për të shpuar shishet e ujit të Ilir Metës”.

Edi Rama
24 Mars 2026
Në konferencën e sotme me gazetarët, kreu i PD-së Sali Berisha i bëri një urim për ditëlindje presidentit të PL-së Ilir Meta që ndodhet në paraburgimin 313 në Tiranë.
Berisha pretendon se kryeministri Rama dërgon kriminelë në qelinë e Metës për t’i shpuar shishet e uji që ta lënë pa ujë.
Sipas tij operacioni ekzekutohet nga biznesmeni në kërkim pas dosjes “AKSHI”, Ergys Agasi, i denoncuar shpesh nga kryedemokrati për lidhje me krimin.
Berisha: Dërgoj një përshendetje të përzemërt burgosurve politikë në komisariate dhe uroj nga zemra ditëlindjen ish presidentit Meta që po bën një betejë të jashtëzakonshme edhe nga qelia e burgut ndaj narko shtetit. Dënoj aktet e intimidimit, duke dërguar kriminel duke shpuar shishet e ujit dhe akte të tilla që tregojnë fytyrën e Edi Ramës. Dhe kur një nga eksponentët e njohur socialistë merret me këtë problem rezulton se operacionin e kryen Gys Agasi. Shikoni ku shkon Edi Rama. Çon kriminel për të shpuar shishet e ujit për ta lënë pa ujë. As Sigurimi i Shtetit nuk bënte këto.
