5 Mars 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj sulmit të fundit të Iranit ndaj territorit të Azerbaixjan, ku u godit infrastruktura civile në rajonin e Naxhçivanit dhe u plagosën qytetarë.

Në një postim në X, Rama e cilësoi këtë sulm si një akt tjetër të rëndë dhe të papranueshëm agresioni nga Republika Khomeiniste e Iranit ndaj vendeve fqinje, të cilat, sipas tij, nuk kanë asgjë tjetër “të gabuar” përveç se dritërojnë në skenën ndërkombëtare përmes zhvillimit, prosperitetit dhe hapjes, duke përmirësuar jetën e popujve të tyre çdo ditë, ndërsa Iranin e paraqesin më të errët dhe më të verbër nën regjimin e tij satanik.

Rama thekson se Azerbajxhani është një mik dhe aleat i çmuar i Shqipërisë, një vend që ka arritur shumë që nga rikthimi i pavarësisë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Pavarësia, qëndrueshmëria dhe angazhimi i Azerbajxhanit për zhvillim, së bashku me gatishmërinë për bashkëpunim dhe krahun e hapur ndaj të gjithëve, i kanë fituar respektin e shumë vendeve në mbarë botën.

Rama thekson se kur goditet infrastruktura civile e vendeve të tjera dhe shkelet sovraniteti i tyre, vija mes agresionit dhe terrorizmit zhduket. Për këtë arsye, sipas tij, ka ardhur koha që të gjitha shtetet dhe institucionet që besojnë në stabilitet, rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe bashkëjetesë paqësore, jo vetëm të distancohen nga një regjim që shpërndan dhunë dhe intimidim jashtë kufijve të tij, por të bien dakord për atë që ai është me të vërtetë: një Shtet Terrorist.

Postimi i Ramës në X: 

Sulmi i nisur ndaj territorit të Azerbaijan, duke goditur infrastrukturën civile në rajonin e Naxhçivanit dhe duke lënduar qytetarë, është një akt tjetër i rëndë dhe i papranueshëm agresioni nga Republika Khomeiniste e Iranit ndaj vendeve fqinje, të cilat kanë vetëm “gabimin” se shkëlqejnë në skenën botërore përmes zhvillimit, prosperitetit dhe hapjes, duke përmirësuar jetën e popujve të tyre çdo ditë dhe duke e bërë Iranin të duket edhe më i errët dhe më i verbër nën regjimin e tij satanik.

Azerbajxhani është një mik dhe aleat i çmuar i Shqipërisë, një vend që ka ngrihë lart që nga rikthimi i pavarësisë pas Bashkimit Sovjetik. Pavarësia e tij kombëtare, qëndrueshmëria dhe angazhimi për zhvillim, së bashku me gatishmërinë për moderim dhe krahun e hapur për bashkëpunim me të gjithë, i kanë fituar respektin e shumë vendeve në botë.

Populli azerbajxhanas, si edhe popujt e vendeve të tjera që janë sulmuar pa kuptim në ditët e fundit, meritojnë vetëm respekt, siguri dhe liri nga intimidimi. Çdo përpjekje e regjimit të keq të Teheranit për të terrorizuar popullsinë civile ose për të destabilizuar vendet fqinje të paqes për t’i provokuar kundër SHBA-së dhe përgjigjes së drejtë të Izraelit ndaj Republikës Khomeiniste, jo vetëm duhet të dënohet qartë, por duhet të shërbejë edhe si një arsye tjetër për të izoluar plotësisht atë regjim nga çdo pjesë e botës.

Kur goditet infrastruktura civile e vendeve të tjera dhe shkelet sovraniteti i tyre, vija mes agresionit dhe terrorizmit zhduket. Kjo është arsyeja pse ka ardhur koha që të gjitha shtetet dhe institucionet që besojnë në stabilitet, në rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe në bashkëjetesë paqësore, jo vetëm të distancohen nga një regjim që shpërndan dhunë dhe intimidim jashtë kufijve të tij, por edhe të bien dakord se çfarë është me të vërtetë: një Shtet Terrorist.

Ne qëndrojmë fuqimisht pranë Azerbajxhanit, pranë udhëheqjes së tij të fortë dhe popullit të tij krenar. Rruga përpara duhet të jetë e qartë: agresori duhet të izolohen dhe agresorët të dënohen pa ekuivok. Ata që zgjedhin rrugën e dhunës, duhet të përballen me unitetin në rritje të atyre që zgjedhin paqen.