‘Qytetarët janë mobilizuar, turmat janë më të mëdha’, gazetarja shqiptare flet nga Uashingtoni, jep detajet çfarë po ndodh me votimet për garën presidenciale

3 NËNTOR 2020

Në Shtetet e Bashkuara, janë duke u mbajtur zgjedhjet presidenciale, e qytetarët do të duhet të zgjedhin mes Donald Trump dhe Joe Biden.

Gazetarja Kejda Kostreci  në një qendër të Uashingtonit, ku ajo po vëzhgon procesin, gjithçka duket se po shkon mirë dhe votimi është i qetë.

Gazetarja vuri në dukje se të dyja kampet janë entuziaste të fitores së anës së tyre, kurse shtoi se pavarësisht pandemisë, sërish qytetarët kanë dalë masivisht në votime.

“Situata është shumë e qetë. Këtu ku jam unë është një qendër botimi në Uashington shumë e mirë, ka qenë më herët palestër basketbolli, ndërsa tani u kthye në qendër zgjedhjesh.

Këtu në Uashington procesi mbyllet në 8 pasdite. Gjithçka po shkon qetë. Votuesit janë mobilizuar. Po ashtu, duket se ka polarizim, kemi një pandemi, por turmat janë më të mëdha”, raporton ajo për “News 24”.

Sot më 3 nëntor 2020, në SHBA mbahen zgjedhjet pë president të vendit, ku përballë njëri-tjetrit janë presidenti aktual Donald Trump, që kërkon të rivotohet dhe Joe Biden, që ka kriitikuar presidencën e kreut republikan të Shtëpisë së Bardhë.

Gazeta Sot