Qytetaret  dhurojne Objekte ne Qendren Kombëtare te Muzeumeve, Berat. –

Ka tashmë një lidhje një lidhje mes komunitetit beratas e Muzeut Etnografik, që sa vjen e po konsolidohet. Komuniteti është pjesë jo vetëm e aktiviteteve që zhvillon muzeu, por ndodh shpesh që objekte të vyera që i kanë pasur pjesë të trashëgimisë së tyre familjare deshirojnë ti dhurojnë që të jenë pjesë e koleksionit publik të muzeut.

1 Qytetaret Dhurojne Objekte per Muzeun Berat

E gjithe kjo ka ndodhur, se komuniteti eshte bundur nga puna e Muzeut, se aty ruhen dhe popullarizohen keto objekte te trashegimise se qytetit  dhe krahines se tyre.

Këtë rradhë ishte znj. Tefta Prifti Qose që solli një qilim, të punuar nga nëna e saj në vitet ’60 – ’70, si pjesë e pajës së saj.
Znj. Tefta na tregon se e jëma ka ushtruar herët mjeshterinë e endjes në tezgjah për nevoja familjare por edhe për treg duke rritur e shkolluar me to 11 fëmijë.
Kur femijët u martuam nëna u bëri dhuratë nga një qilim të përgatitur me duart e saj. Larjen, endjen, ngjyrosjen e leshit e realizoi vet në shtëpi.
Zonja Tefta është e lumtur që ka trashëguar traditën në mjeshtëritë e artizanatit shtepiak.
Ajo sot ka nje atelie të vetën ku si mjeshtre ka realizuar shumë kostume tradicionale duke i dhënë jetë kësaj tradite.

1 Qytetaret Dhurojne Objekte per Muzeun Berat

Tashmë qilimi i dhuruar prej saj është pjesë e koleksionit të Muzeut Etnografik e së afermi do të jetë i ekspozuar në një nga mjediset e muzeut për tu admiruar nga vizitorët.

1 Qytetaret Dhurojne Objekte per Muzeun Berat