Qindra objekte të fshehura gjatë luftës, kthehen në muzeun sirian

4 Dhjetor 2025
Pas vitesh konflikti, qindra objekte të humbura prej kohësh janë kthyer në Muzeun e Idlibit në Sirinë veriperëndimore.
Një vit pasi sundimtari i hershëm Bashar al-Assad u rrëzua nga pushteti, Ministri i Kulturës i qeverisë kalimtare, Mohammed Yasin al-Saleh, njoftoi rikuperimin e 1,234 pllakave arkeologjike dhe 198 objekteve artizanale.
Al-Saleh tha gjatë një konference për shtyp se shumë nga sendet – me origjinë nga mbretëritë e lashta të Eblës dhe Mariut – ishin ruajtur fshehurazi në vende private për t’i mbrojtur ato nga shkatërrimi gjatë luftës shumëvjeçare.
Ai theksoi se mbrojtja e trashëgimisë kulturore të Sirisë, është një “vijë e kuqe” dhe përpjekjet për të gjetur pjesë të tjera të humbura janë duke vazhduar.
Pas trazirave politike në Siri, autoritetet lokale ndihmuan në gjetjen e koleksioneve të humbura dhe në lehtësimin e kthimit të tyre.
Disa nga pjesët e gjetura datojnë që nga viti 3,200 para Krishtit, dhe i përkasin qytetërimeve që dikur lulëzuan në tokën siriane.
Shumë nga veprat i përkasin qytetërimeve të lashta që dikur lulëzuan në tokën siriane.
“Ne i mbajtëm këto objekte arkeologjike absolutisht sekrete; vetëm unë dhe gruaja ime dinim për to”, tha Zafer Daaboul për dpa.
Ai tha se i kishte mbajtur objektet në shtëpinë e tij që nga viti 2016. Një punonjës i muzeut ia kishte besuar ekspozitat atij në atë kohë.
Për shkak të luftës, atij iu desh të zhvendosej shpesh. Pjesët e ruajtura në shtëpinë e tij nuk u dëmtuan nga bombardimet.
“Por ata pësuan disa dëme të vogla nga zhvendosja e vazhdueshme,” tha ai.
“Kjo ndodhi edhe për shkak të nxitimit të transportimit të tyre në mënyrë që askush të mos e vinte re,” shtoi ai.
Regjimi i al-Assad u rrëzua një vit më parë nga një aleancë rebele.
Pjesë të mëdha të vendit u shkatërruan në luftën gati 14-vjeçare, përfshirë monumentet historike kulturore.
