Gazetari Robert Papa thotë se është e papranueshme që në ceremoninë e organizuar me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane mungoi Sali Berisha. Papa tha se është qesharake që pasuesit e Partisë së Punës shfaqen sot si proamerikanët më të mëdhenj.

Nuk e di kush e ka organizuar, por të mungojë Sali Berisha nuk shkon. Ai ka qenë kryeministër, president. Berisha është pritur dy herë në Amerikë.

Duket qesharake që partia vazhduese e PP, antiamerikanët më të mëdhenj, që mbajnë ende simbolet komuniste, sot shfaqen si proamerikanët më të mëdhenj.