3 Nentor 2022

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme me kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja.

Takimi është zhvilluar në ambientet e SPAK, ndërkohë mësohet se fokusi i bisedës ka qenë puna e prokurorisë në zbatimi ne reformës në drejtësi. Ditën e sotme ka përfunduar dhe afati i dorëzimit të kandidaturave për postin e kreut të SPAK, pasi Krajës i përfundon mandati në fund të këtij muaji. Në garë pas dorëzimit të kandidaturave janë Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.

Ambasadorja ka pasur dhe një mesazh për ta, duke theksuar se duhet të qëndrojnë sa mnë larg olitikës.

“Rrini sa më larg politikës. Jemi besim plotë ndaj këtij institucioni dhe keni mbështetjen tonë”, u ka thënë kandidatëve Yuri Kim.

Gazeta Shqip