14 Gusht 2023

Presidenti rus Vladimir Putin pritet të zhvillojë një vizitë në Turqi në ditët në vijim.

Mediat turke raportojnë se dy liderët mund të zhvillojnë bisedime në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit dhe nuk përjashtohet vizita e Erdoganit në Rusi.

Data dhe vendi i bisedimeve të planifikuara midis presidentëve të Turqisë dhe Rusisë janë ende në diskutim, pala turke po llogarit në gusht, tha më vonë një burim nga administrata e liderit turk për RIA Novosti.