27 Dhjetor 2022

Protesta është organizuar nga Këshilli Organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar dhe Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile.

Protesta e aktivistëve

TIRANË– Qytetarë të Tiranës dhe aktivistë kanë zhvilluar të martën një protestë para ambasadës serbe në Tiranë. Me thirrjet ‘Kosovë-Shqipëri ne jemi 1’, me flamuj kombëtar dhe parulla në mbështetje të Kosovës, qytetarët janë mbledhur para ambasadës së Serbisë. Protesta është organizuar nga Këshilli Organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar dhe Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile.Kjo protestë vjen në një kohë që tensionet në Veri të Kosovës janë shtuar, teksa prej më shumë se 2 javësh, serbët kanë ngritur barrikada në këtë zonë duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve.