20 Shkurt 2024

Ditën e sotme do të mbahet në Tiranë një protestë e thirrur nga Partia Demokratike, pjesë e së cilës nuk do të jetë fizikisht ish-kryeministri Sali Berisha, pasi ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, megjithatë pritet që ai të ndajë virtualisht një mesazh me protestuesit.

Ndërkohë, kreu i grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka deklaruar se pavarësisht se protesta është thirrur nga PD, ajo është një protestë e qytetarëve.

I ftuar në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, ai u shpreh se organizatorët e kanë një skenarë mbi atë që do të ndodhë, por sipas tij do të jenë qytetarët ata që do të vendosin se ç’do të ndodhë nesër dhe sa do të zgjasë tubimi.