9 Nentor 2023

Në Portin e Durësit ditën e djeshme një sasi masive orizi sintetik me origjinë nga Vietnami është sekuestruar në Portin e Durrësit.

Raportohet sipas Alert.al se 15 kontejnerë orizi janë bllokuar pasi cilësohet si produkt i cili sipas Bashkimit Europian është shumë rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve.

Burime bëjnë me dije se sasia e madhe e orizit ishte planifikuar të futej dhe të përpunohej në stabilimentet e ambalazhimit në Shqipëri dhe të shitej te konsumatorët shqiptarë me çmime stratosferike.

Tani që u kap kjo sasi e madhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me orizin sintetik. Pikëpyetja më e madhe është nëse do të kthehet në vendin e origjinës apo do të bëhen “letrat” dhe do të konsumohet në vend ku importuesit bëjnë milionat kurse shqiptarët më pas të merren me sëmundjet e shkaktuara nga ushqimet skarco dhe të dëmshme.

Mister po ashtu është fakti nëse kjo është hera e parë që kapet oriz sintetik në Shqipëri apo kemi ngrënë më herët edhe sasi të tjera që nuk janë kapur.

Gazeta Sot