Prag lufte në Ukrainë? Gazeta gjermane: – SHBA dhe Perëndimi po udhëzojnë largimin e familjeve të diplomatëve nga Kievi

22 Janar 2022

Prag lufte në Ukrainë? Gazeta gjermane: SHBA dhe Perëndimi po udhëzojnë largimin e familjeve të diplomatëve nga Kievi

Prag lufte në Ukrainë. Gazeta “Bild” shkruan se Ministria e Jashtme gjermane po përgatit planin për evakuimin e familjeve të personelit të ambasadës në Kiev.

Veprime të ngjashme po ndërmerren edhe nga qeveritë e tjera perëndimore. Amerikanët tashmë janë urdhëruar të largohen, shkruajnë mediat.

“Familjet e punonjësve në ambasadën amerikane në Kiev tashmë janë udhëzuar që të nisin largimin nga e hëna” shkruajnë mediat amerikane.

Qeveria gjermane, megjithatë, vazhdon të refuzojë kërkesën e Ukrainës për armë.

“Serioziteti i situatës kërkon një rishikim të menjëhershëm dhe një ndryshim kursi nga koalicioni qeverisës për çështjen e dërgesave të armëve në Ukrainë” tha ambasadori ukrainas në Berlin Andriy Melnik.

Situata është mjaft e tensionuar me perëndimin që i trembet realisht një ndërhyrje ushtarake ruse në Ukrainë.

Gazeta Dita