Edi Rama

2 Nentor 2022

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas publikimit të një shkrimi në lidhje me treguesit e lirisë së shprehjes në vendin tonë, duke u ankuar se “në Shqipëri nuk ka asnjë media pro-qeveritare”.

Artikulli nga Zëri i Amerikës vë në dukje se “në Shqipëri, komuniteti i gazetarëve dhe grupimet shoqërore që monitorojnë zhvillimet në spektrin mediatik, shprehin shqetësim për ceninim e vazhdueshëm të lirisë së shprehjes. Së fundi edhe raporti i KE-së veçoi se nuk është shënuar progres në fushën e medias, dhe se ndërthurja e interesave të politikës dhe biznesit vijoi të pengojë pavarësinë e saj dhe cilësinë e gazetarisë”.

Ndërsa i pari i qeverisë, përmes një deklarate të shkurtër në rrjetet sociale, i sulmon mediat duke theksuar se “shumica dërmuese e tyre janë maska rublaxhinjsh a gjobaxhinjsh kundër qeverisë”.

Rama në Twitter: Jam shumë dakord! Fakti është që në Shqipëri nuk ka asnjë media pro-qeveritare dhe shumica dërmuese e tyre janë maska rublaxhinjsh a gjobaxhinjsh kundër qeverisë! Liria e shprehjes është përkeqësuar aq ndjeshëm për qeverinë, sa pa rrjetet sociale s’do tregonim dot 95% të punëve!

Gazeta Shqiptare