10 Shkurt 2024

Pranë fshatit Gllavë në bashkinë e Memaliajt një zjarr që mendohet se është vendosur nga gjahtarë të paligjshëm të zonës ka marrë përmasa të rrezikshme

Zjarri ka përfshirë një masiv me pisha që është pranë një zone  të banuar.

Besohet se është vendosur për të shtyrë drejt kurthit të gjahtarëve një tufë derrash të egër për të cilët ndalohet gjuetia.

Aktualisht disa fshatra janë në errësirë dhe të kërcënuar nga zjarri.

Banorët tregojnë se kanë dëgjuar të shtëna armësh dhe se kjo po ndodh shpesh së fundi megjithëse në kushtet e një moratoriumi strikt për gjuetinë.

Në terren forcat e zjarrfikësve dhe bashkisë Memaliaj, zjarrfikës Tepelenë dhe Gjirokastër. Ka patur tre vatra zjarri në Gllavë, Luftinjë dhr fshat Memaliaj.