Për herë të parë në histori, BE dërgon armë në Ukrainë
Për herë të parë në histori, BE dërgon armë në Ukrainë
27 SHKURT 2022,
Për herë të parë në histori, BE dërgon armë
Bashkimi Evropian ka njoftuar se synon të fillojë dërgimin e armëve në Ukrainë, hera e parë në historinë e tij që ndërmerr një hap të tillë.
Po ashtu do të mbyllë hapësirën ajrore të BE-së për avionët rusë, do të kërkojë të ndalojë mediat shtetërore ruse në bllok dhe do të synojë aleaten ruse Bjellorusinë me sanksione, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Ky është një moment vendimtar për Bashkimin tonë,” tha ajo në një konferencë shtypi në Bruksel.
Në ditën e katërt të luftimeve në Ukrainë, ushtria ruse po synon të marrë qytetin Vasylkiv në jugperëndim të kryeqytetit, Kiev, duke i vënë flakën një refinerie nafte, tha kryetari i bashkisë së qytetit sot, shkruan BBC
Gazeta shqip