Pas 93 viteve ekzistencë, libraria e New York’ut rrezikon të mbyllet nga Covid-19

Njëra prej librarive më ikonike në botë “The strand” e New York ut, ka kërkuar ndihmë nga blrësit e saj dhe publiku i gjerë pasi që, pas 93 viteve të ekzistencës, është  në rrezik të mbylljes, transmeton Gazeta Metro

Përmes një letre të publikuar në web faqen e librarisë, Nancy Bass Wyden, familja e së cilës është pronare e “the strand” që nga viti 1927 , tha se kjo library  ka arritur të mbijeton Depresionin e madh, luftën e dytë botërore, kohën e librarive gjigante, përhapjen e librave elektronik dhe dominimin e Amazonit në tregun e librave .

Por, pandemia globale, e cila ka dëmtuar rëndë bizneset e vogla, i ka shtjerrë llogaritë bankare të qytetarëve dhe e ka shkatërruar ekonominë e New York ut , tani po e rrezikon mbijetesën e të gjitha bizneseve të vogla, edhe të institucioneve siç është “the strand”.

“Për shkak të COVID 19, ne më nuk mund të mbijetojmë me zvogëlimin ekstrem të trafikut të këmbësorëve, humbjen absolute të turizmit, dhe mungesën e eventeve të organizuara “ shkruan mes tjerash Wyden në letrën në të cilën cekë se libraria ka shënuar shitje 70% më të vogla se vetëm një vit më parë dhe se biznesi e ka arritur pikën kur më nuk mund të mbijeton.

Wyden nuk është duke kërkuare donacione por i  ka bërë thirrje të gjithë lexuësve të “the strand” dhe adhuruesve të librit nga mbarë bota, që të blejnë ndonjë libër nga katalogu i tyre për ti ndihmaur “The strand” të mbijetojnë, deri sa gjendja në New York nuk stablizohet.

Njoftimi i Wyden u përhap shpejtë përmes internetit përderisa një numër i shkrimtarëve dhe personave publik gjithashtu bënë thirrje që ti ndihmohet kësaj librarie./gazetametro.net