Parazitët në zorrë, si ndikojnë në shëndet dhe si mund t’i luftojmë. –

Valdete Malaj, mjeke gastrohepatologe tregon se ndikojnë parazitët në shëndetin e njeriut. Simptomat dhe rrezikshmëria që i kanoset njeriut nga parazit. Eliminimi dhe ushqimet që këshillohen për t’i luftuar

Valdete Malaj, mjeke gastrohepatologe

Nëse keni (ose mendoni se keni) parazitë të zorrëve, ndoshta jeni të interesuar se cilat janë mjetet natyrore për të ndihmuar në rikthimin e shëndetit tuaj. Parazitët e zorrëve zakonisht shkaktohen nga protozoa (organizma me një qelizë që mund të shumëfishohen brenda trupit tuaj) ose helmintet (krimba dhe larva me shumë qeliza që nuk mund të shumohen në trupin e njeriut). Disa mbijetojnë duke u ushqyer me ushqimin që konsumojmë; disa lëshojnë vezë brenda trupit dhe të tjerë parazitë ushqehen me qelizat e kuqe të gjakut. Këto mikroorganizma të rrezikshme hyjnë në trupin tonë nga goja ose lëkura. Në shumë raste, parazitet e zorrëve transmetohen përmes kontaktit me feçen e infektuar, higjiena e dobët, ekspozimi ndaj fëmijëve që kanë parazitë dhe qendrat e kujdesit institucional, dhe të paturit e një sistemi imunitar të dobët. Rreziku i infektimit rritet kur gjendemi në vende të mbushur me parazitë dhe kur udhëtojmë në vende që karakterizohen nga ushqimi dhe uji i kontaminuar.

Por cilat janë simptomat, si ta kuptoni se keni parazitë.

Nëse keni një apo disa nga simptomat e mëposhtme atëherë keni parazitë:-Lodhje ose dobësi; Diarre; Të përziera ose të vjella; Gazra; Dhimbje stomaku;Humbje peshe;Anemi;Çrregullime të gjumit;Ankth;Kruajtje akute rreth rektumit. Nëse mendoni se mund të keni parazitë të zorrëve, duhet të kërkoni kujdes mjekësor sa më shpejt që të jetë e mundur. Mjeku do ju këshillojë të kryeni testin, të përshkruajë  trajtimin dhe të rekomandojë masat parandaluese. Pas trajtimit, mjeku do kërkojë testimin fekal për t’u siguruar që parazitët janë zhdukur.

Mjeke Valdete-Malaj

Por pse janë të rrezikshëm parazitët e zorrëve, çfarë ndikimi kanë në shëndet?

Parazitët e zorrëve ose siç njihen në gjuhën popullore krimbat, janë shumë të rrezikshëm sepse ata jetojnë brenda organizmit tonë dhe ushqehen me ne. Disa prej tyre mund të jenë shkaktarë direkt të sëmundjeve, ndërsa të tjerë shkaktojnë sëmundje për shkak të toksinave që prodhojnë. Parazitët pengojnë ushqimin që të absorbohet si duhet nga trupi. Nëse numri i parazitëve që gjenden në zorrë është shumë i lartë, as nivelet e larta të acidit që gjenden në traktin digjestiv nuk mund ta mbrojnë trupin. Për pasojë trupi përpiqet shumë për të mbrojtur veten përmes sistemit imunitar dhe zorra irritohet. Infektimi i rëndë mund të shkaktojë anemi dhe mund të shkaktojë gjakderdhje në zorrë. Megjithëse ka mungesë të provave klinike për të testuar efektet e mjeteve natyrore në trajtimin e parazitëve të zorrëve, disa studime paraprake sugjerojnë që bimë të  caktuara dhe shtesa dietike mund të kenë potencial për shërim.

Gazeta Shekulli