Pamje të frikshme, tuneli i Llogarasë rrjedh ujë. Qytetari ironizon: Tuneli i Ballukut, “Palloshi” u shpu!

10 Janar 2026
Në një video të mbërritur në redaksinë e News24, e publikuar në emisionin “Kjo Javë”, tregohet një tjetër problem në tunelin e Llogarasë.
Në videon e publikuar nga një qytetar shihet se tuneli është çarë dhe është futur uji.
Gazetari Arta Hoxha komentoi pamjet, ndërsa u shpreh se në dosjen që edhe u publikua, ishin mesazhe të inxhinierit grek i cili shprehte shqetësimin se tuneli nuk kishte hekur dhe se ishte shumë shqetësues.
“Inxhinieri grek në dosjen e SPAK thotë “futini hekur tunelit” Pra unë uroj që dëmi të mos jetë sepse dëmin e paguajnë shqiptarë”, thotë ai.
