Sot Prishtina Kryeqendra e Gjithe Shqiptarve

31 Mars 2026 Kosova pret në shtëpi Turqinë, në finalen e Play Off të Botërorit, e cila do të luhet në “Fadil Vokrri”. Shumë tifozë janë nisur nga Shqipëria drejt tokës dardane, në mbështetje të përfaqësueses së Kosovës. Siç shihet në video, nuk mungojnë flamujt kuqezi, ndërsa radha e makinave është e gjatë. Të gjitha […]

Kurt Farka on March 31, 2026

Prishtina kthehet në kryeqendrën e shqiptarëve! – Tifozët nga Shqipëria “pushtojnë” kryeqytetin, mbështetje masive për “Dardanët”

31 Mars 2026 Atmosfera e një nate historike ka nisur të ndihet që në orët e para të ditës, teksa dhjetëra tifozë nga Shqipëria janë nisur drejt Prishtinës për të mbështetur Kosovën në sfidën vendimtare ndaj Turqisë. Ndeshja, e cila mund të vulosë një kapitull historik për “Dardanët” në rrugën drejt Kampionatit Botëror, do të […]

Kurt Farka on March 31, 2026
Featured Sot Prishtina Kryeqendra e Gjithe Shqiptarve

Nëse nuk zgjidhet kësaj here “Çështja e Veriut” do të thotë se prapë do të vazhdojnë pabesi e padrejtësi ndaj Kosovës

5 Qershor 2023 Nga Ramiz LUSHAJ Ngjarjet e fundit në Kosovë më kujtuan një thanie të një klasiku të njohur anglez (1884) se “fejesat e gjata në 9 të 10-tat e rasteve janë shkollë para përgaditëse e pabesisë bashkëshortore në të ardhmen”. Pikërisht, edhe kohëzgjatjet afatore nga Ndërkombëtarëte Shqiptarët, ma saktë: stërgjatjet e Kosovës me rreth 9 vite nga shpallja Republikë (1990-‘91) deri tek Liria (1999) dhe 9 vite të tjera nga Liria tek Shpallja e Pavarësisë (2008) janë ma të gjatat ndër të gjitha shtetet e tjera në Ish Jugosllavinë Avnjoiste, në Ballkanin Perëndimor, kanë mbjellë, vjelë e përcjellë edhe shumë pabesi ndërkombëtare e shqiptare që po i vuan edhe pas 33 viteve shteti i ri i Kosovës. Sllovenisë e Kroacisë, po edhe Bosnje-Hercegovinës (për të cilën më vonë, pas një lufte mbi trevjeçare, u nënshkrue edhe Marrëveshja e Dejtonit-1995) prej nga shpallja e Pavarësisë së tyre (1991) deri tek antarësimi në OKB (22 maj 1992) iu deshtën nga një vit kohëzgjatje. Maqedonisë (IRJM-Maqedonia e Veriut) nga Pavarësia(1992) deri tek antarësimi në OKB (8 prill 1991) iu deshtën vetëm 1.5 vite kohore. Mali i Zi, në të gjitha proceset e tij: ndarja nga Jugosllavia e Vjetër, bashkimi me Jugosllavinë e mbetur, pavarësimin e tij final, i kreu nga 28 prilli 1992 deri më 3 qershor 2006. Çështja shtrohet edhe kështu: Pse Kosovës dardane edhe pas 33 viteve, në katër dekadat e dy shekujve të fundit, nga shpallja e saj Republikë (2 korrik 1990) dhe deri tek ngjarjet e ditëve të sotme në katër komunat në Veri të saj, nuk iu ka mundësuar që të antarësohet në OKB, të përfundojnë vija kufitare shtetërore me të gjithë fqinjët e saj ballkanik, të ketë shtrirë sovranitetin e vet shtetëror në të gjithë territorin e Kosovës (edhe në Veri të saj), etj.?! Shteti i sotëm i Kosovës në këto 33 vite e 4 dekada, prej nga shpallja e Republikës (1990-’91), nga Liria (1999), nga Pavarësia (2008) dhe deri tek njohjet ndërkombëtare e përpjekjet për antarësim në OKB, edhe për shkak të këtyre stërgjatjeve afatore (1990, 1999, 2008 etj) ka keqprovuar gjithato pabesi të ndryshme e të shumta nga disa prej Ndërkombëtarëve e disave nga klasa politike shqiptare; si: keqpranimi kushtetues “ahtisarjan” si “shtet multietnik” si në asnjë shtet tjetër të botës, ndërkohë që shqiptarët përbëjnë mbi 90 për qind të popullsisë së Kosovës; ndarja “allafranceze” e Mitrovicës së pasluftës në Mitrovicën e Veriut dhe atë të Jugut; Asociacioni me Komunat me Shumicë Serbe; Statusi i “Kishave Serbe” (si në Deçan etj.); humbja e mijëra hektarëve toka etnike shqiptare nga ndarja e vijës kufitare me Maqedoninë (IRFJ) dhe Malin e Zi (në Çakorr, etj.), Dhoma të Specializuara të Kosovës në Hagë; Marrëveshjet famëkëqija për Trepçën e Ujmanin; izolimi i Lëvizjes së Lirië Shengen të Kosovës në 15 vitet e fundit (si asnjë shtet tjetër i Europës); mosnjohja e Kosovës nga 5 shtete antare të Bashkimit Europian (si: Greqia, Spanja, Qupro, Rumania...

/ June 5, 2023