Sot termometri ne Shqiperi do të shënojë 40 gradë

1 Korrik 2025 Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së martë, duke sjellë mot të kthjellët dhe me diell në të gjithë territorin. Sipas parashikimeve meteorologjike, vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, kryesisht përgjatë relievit malor në orët e mesditës dhe pasdites. Temperaturat […]

Kurt Farka on July 1, 2025

Restaurimet e dështuara të artit: – Qëllimi s’është e vetmja gjë që ka rëndësi

30 Qershor 2025 Ruajtja e trashëgimisë kulturore me qëllim transmetimin e vlerës së saj te brezat e rinj, duhet të jetë një përparësi. Por procesi mund të ndërlikohet, kur pikëpamjet aktuale përfundojnë duke e zhdukur të kaluarën. Sevilja është në protesta këto ditë për shkak të fytyrës së restauruar të Virgjëreshës së La Macarena-s, një […]

Kurt Farka on June 30, 2025

Përkujtohet 81-vjetori i genocidit të çamëve nga Greqia

29 Qershor 2025 Pelegrinazhi në varrezat e Kllogjerit në Konispol tashmë është kthyer në një traditë.Këtë fundjavë është përkujtuar 81-vjetori i genocidit grek ndaj shqiptarëve të camërisë një aktivitet i organizuar nga Shoqata Çamëria. Varrezat monumentale u mbushën me lule dhe kurora për të kutjuar edhe njëhër përmasat e asaj tragjedie. Për kreun e PDIU […]

Kurt Farka on June 29, 2025

Ankandi/ Qeramika e paparë më parë e Picasso-s tejkalon pritshmëritë në Gjenevë

26 Qershor 2025 Shuma totale prej 290,000 eurosh, që thyen pritshmëritë, “pasqyron entuziazmin e publikut për veprat e mjeshtrit në të gjitha format e tyre”, deklaroi Piguet, i cili drejtoi shitjen në Gjenevë. Shtatë pjata dhe enë unike qeramike të pikturuara nga artisti i famshëm spanjoll Pablo Picaso, të krijuara midis viteve 1947 dhe 1964, janë […]

Kurt Farka on June 26, 2025
Featured Sot termometri ne Shqiperi do të shënojë 40 gradë

Nëse nuk zgjidhet kësaj here “Çështja e Veriut” do të thotë se prapë do të vazhdojnë pabesi e padrejtësi ndaj Kosovës

5 Qershor 2023 Nga Ramiz LUSHAJ Ngjarjet e fundit në Kosovë më kujtuan një thanie të një klasiku të njohur anglez (1884) se “fejesat e gjata në 9 të 10-tat e rasteve janë shkollë para përgaditëse e pabesisë bashkëshortore në të ardhmen”. Pikërisht, edhe kohëzgjatjet afatore nga Ndërkombëtarëte Shqiptarët, ma saktë: stërgjatjet e Kosovës me rreth 9 vite nga shpallja Republikë (1990-‘91) deri tek Liria (1999) dhe 9 vite të tjera nga Liria tek Shpallja e Pavarësisë (2008) janë ma të gjatat ndër të gjitha shtetet e tjera në Ish Jugosllavinë Avnjoiste, në Ballkanin Perëndimor, kanë mbjellë, vjelë e përcjellë edhe shumë pabesi ndërkombëtare e shqiptare që po i vuan edhe pas 33 viteve shteti i ri i Kosovës. Sllovenisë e Kroacisë, po edhe Bosnje-Hercegovinës (për të cilën më vonë, pas një lufte mbi trevjeçare, u nënshkrue edhe Marrëveshja e Dejtonit-1995) prej nga shpallja e Pavarësisë së tyre (1991) deri tek antarësimi në OKB (22 maj 1992) iu deshtën nga një vit kohëzgjatje. Maqedonisë (IRJM-Maqedonia e Veriut) nga Pavarësia(1992) deri tek antarësimi në OKB (8 prill 1991) iu deshtën vetëm 1.5 vite kohore. Mali i Zi, në të gjitha proceset e tij: ndarja nga Jugosllavia e Vjetër, bashkimi me Jugosllavinë e mbetur, pavarësimin e tij final, i kreu nga 28 prilli 1992 deri më 3 qershor 2006. Çështja shtrohet edhe kështu: Pse Kosovës dardane edhe pas 33 viteve, në katër dekadat e dy shekujve të fundit, nga shpallja e saj Republikë (2 korrik 1990) dhe deri tek ngjarjet e ditëve të sotme në katër komunat në Veri të saj, nuk iu ka mundësuar që të antarësohet në OKB, të përfundojnë vija kufitare shtetërore me të gjithë fqinjët e saj ballkanik, të ketë shtrirë sovranitetin e vet shtetëror në të gjithë territorin e Kosovës (edhe në Veri të saj), etj.?! Shteti i sotëm i Kosovës në këto 33 vite e 4 dekada, prej nga shpallja e Republikës (1990-’91), nga Liria (1999), nga Pavarësia (2008) dhe deri tek njohjet ndërkombëtare e përpjekjet për antarësim në OKB, edhe për shkak të këtyre stërgjatjeve afatore (1990, 1999, 2008 etj) ka keqprovuar gjithato pabesi të ndryshme e të shumta nga disa prej Ndërkombëtarëve e disave nga klasa politike shqiptare; si: keqpranimi kushtetues “ahtisarjan” si “shtet multietnik” si në asnjë shtet tjetër të botës, ndërkohë që shqiptarët përbëjnë mbi 90 për qind të popullsisë së Kosovës; ndarja “allafranceze” e Mitrovicës së pasluftës në Mitrovicën e Veriut dhe atë të Jugut; Asociacioni me Komunat me Shumicë Serbe; Statusi i “Kishave Serbe” (si në Deçan etj.); humbja e mijëra hektarëve toka etnike shqiptare nga ndarja e vijës kufitare me Maqedoninë (IRFJ) dhe Malin e Zi (në Çakorr, etj.), Dhoma të Specializuara të Kosovës në Hagë; Marrëveshjet famëkëqija për Trepçën e Ujmanin; izolimi i Lëvizjes së Lirië Shengen të Kosovës në 15 vitet e fundit (si asnjë shtet tjetër i Europës); mosnjohja e Kosovës nga 5 shtete antare të Bashkimit Europian (si: Greqia, Spanja, Qupro, Rumania...

/ June 5, 2023