Gjin Aladro Kastrioti dhe pretendimi për fronin shqiptar, dokumentet historike ekspozohen në Tiranë

12 Nëntor 2026 Figura e Gjin Aladro Kastriotit, e lidhur me historinë e pretendimeve për fronin shqiptar dhe mbështetjen ndaj çështjes kombëtare, vjen në qendër të një ekspozite historike-dokumentare në Tiranë. Përmes një koleksioni të veçantë me dokumente arkivore, artefakte, fotografi, kartolina, botime dhe materiale historike të zbuluara në arkiva të ndryshme evropiane dhe shqiptare, […]

Kurt Farka on November 12, 2026

Gazetari sfidon Ramën: – A jeni personi i duhur për ta futur Shqipërinë në BE? Ja si përgjigjet kryeministri- Jeni të mbytur në gënjeshtra

12 Nëntor 2026 Para samitit në Dublin kryeministri Rama foli me gazetarët për rrugëtimin europian të Shqipërisë. I pyetur nëse ai është personi i duhur për të futur Shqipërinë në BE, kryeministri tha se, kjo është diçka që i takon shqiptarëve për ta vendosur, gjë që siç tha ai u konfirmua me mandatin e fortë […]

Kurt Farka on November 12, 2026

“E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj”, mesazhi i ambasadorit amerikan Eric Wendt

12 Nëntor 2026 “E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj”. Ky është mesazhi i përcjellë nga Ambasada Amerikane në Tiranë, pas një takimi të ambasadorit Eric Wendt me studentë shqiptarë. Gjatë takimit, diplomati amerikan u njoh nga afër me mënyrën se si arsimi amerikan dhe inovacioni po përgatisin të rinjtë për të marrë […]

Kurt Farka on November 12, 2026

Lufta në Gazë dhe pasojat e saj, mbi 1 milion palestinezë në gjendje të rëndë

12 Nëntor 2026 Shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur pjesë të Rripit të Gazës. Sipas ministrit të Shëndetësisë një milion të zhvendosur kanë mbetur pa strehë dhe në gjendje shumë të rëndë. Shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur pjesë të Rripit të Gazës, duke e vështirësuar edhe më tej jetën e palestinezëve të zhvendosur. Sipas Ministrit të […]

Kurt Farka on November 12, 2026
Featured Gjin Aladro Kastrioti dhe pretendimi për fronin shqiptar, dokumentet historike ekspozohen në Tiranë

Një serial televiziv për arbëreshët përdor testimin e ADN-së për të zbuluar lidhjet e thella stërgjyshore me origjinën shqiptare pesë shekuj më parë, duke ndërthurur trashëgiminë me teknologjinë moderne. Dokumentari është një prodhim, që vjen në bashkëpunim me rrjetin televiziv të “Rai”-t. Blerina Goce Blerina Goce 21 Shkurt, 13:24 | Përditesimi: 21 Shkurt, 13:40 Share Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit Një histori për rrënjët, kujtesën dhe identitetin. Seriali i ri dokumentar i producentit italian Emanuele Galloni, sjell në vëmendje historinë e arbëreshëve në Kalabri, pasardhësit e shqiptarëve që u larguan nga atdheu rreth 500 vjet më parë. Galloni, producent televiziv dhe themelues i “Connemaris Media” ka realizuar një serial me gjashtë episode, që ndërthur dokumentarin me elementë të prozës fiktive. Në qendër është historia e këtij komuniteti që ka ruajtur gjuhën, traditat dhe lidhjen shpirtërore me Shqipërinë ndër shekuj. Ndryshe nga prodhimet e tjera për arbëreshët, ky serial shkon përtej rrëfimit historik. Ekipi ka bashkëpunuar me një kompani ndërkombëtare testimi gjenetik për të analizuar ADN-në e disa pjesëtarëve të komunitetit, në kërkim të provave shkencore për lidhjen e tyre me Shqipërinë. LEXO EDHE: Ministri Gonxhja në Vatikan: ‘Moti i Madh’, ëndërr e komunitetit arbëresh dhe detyrim i yni si shtet! Do aplikojmë në UNESCO “Ne u përpoqëm të gjenim në bashkëpunim me Ancestral, nëse arbëreshët kanë vërtet në ADN-në e tyre lidhjen me shqiptarët, nga janë dhe nga vijnë.”, thotë Galloni për “Report TV”. Rezultatet, të transmetuara në episodin e katërt, sollën emocione të forta: lot, habi dhe reflektim mbi identitetin. “Identiteti është një temë shumë e fuqishme sot. Në një kohë kur teknologjia dhe inteligjenca artificiale po ndryshojnë botën, emocionet e vërteta të njerëzve përballë zbulimeve mbi rrënjët e tyre janë të pazëvendësueshme.”, vijon ai. Për producentin, ky projekt është edhe personal. Ai thekson lidhjen me vendlindjen e nënës së tij në Kalabri dhe pasionin e hershëm për pakicat gjuhësore. Prej vitit 2014 ai ka punuar me komunitete minoritare në Evropë, nga Uellsi në Irlandë e Skoci, duke u fokusuar në ruajtjen e identitetit kulturor. “Interesi im për Shqipërinë dhe në përgjithësi për të gjitha vendet ku ka shqiptarë është i madh. Po punoj për momentin edhe në një serial të ri televiziv, një film imagjinar, që zhvillohet gjatë viteve ’40-të dhe shpresojmë të jetë një bashkëprodhim me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.”, tregon Galloni. Ai ishte i pranishëm gjatë këtyre ditëve në Berlin në “European Film Market”, për të zgjeruar bashkëpunimet ndërkombëtare, pasi, siç thotë, kompania e tij ka përfituar dy grante nga programi “Creative Europe” për projekte multimediale në qendër të të cilave janë pakicat etnike.

21 Shkurt 2026 Nga: Blerina Goce Një serial televiziv për arbëreshët përdor testimin e ADN-së për të zbuluar lidhjet e thella stërgjyshore me origjinën shqiptare pesë shekuj më parë, duke...

/ February 21, 2026