Presidenti Begaj reagon për herë të parë pas 25 ditesh – Nxis dialogun me Kryeministrin.

25 Qershor 2026 Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen prej 25 ditësh radhazi në Tiranë, duke theksuar se e drejta e qytetarëve për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta. Gjatë ceremonisë së 100-vjetorit të krijimit të Prefekturës së […]

Kurt Farka on June 25, 2026

Zoti Ali Ahmeti kunder Qytetarve te Shqiperise.

25 Qershor 2026 Ai (Zoti Ahmeti) thote  se po i ndjek me shqetësim zhvillimet në Shqipëri dhe se protestat po i shkaktojnë vendit “dy goditje të forta”, duke veçuar ndikimin që ato mund të kenë në turizëm dhe në klimën e investimeve. Sipas Ahmetit, turizmi, si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare, mund të […]

Kurt Farka on June 25, 2026

Ngjela: – Rama bën sikur nuk e kupton se e ka opinionin publik kundër”. – Të japë dorëheqjen, po dëmton Shqipërinë

25 Qershor 2025 Prej më shumë se tre javësh protestuesit kanë dalë masivisht në sheshe për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe një qeveri të re tranzitore, apolitike. Përmes një postimi në rrjetet sociale avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se Rama nuk di kufirin mes partisë dhe tij dhe po e dëmton këtë forcë politike. […]

Kurt Farka on June 25, 2026
Featured Presidenti Begaj reagon për herë të parë pas 25 ditesh – Nxis dialogun me Kryeministrin.

Pse po shembet rruga Librazhd–Qafë Thanë?/ Kikia akuzon kompaninë ndërtuese: E gjitha përgjegjësia i takon… 18:51 | 21/02/2026 A A Pse po shembet rruga Librazhd–Qafë Thanë?/ Kikia akuzon kompaninë ndërtuese: E gjitha përgjegjësia i takon…

21 Shkurt 2026 Gazetari Mentor Kikia ka komentuar situatën e rëndë që po ndodh me rrugën kombëtare Librazhd-Qafë Thanë që jo vetëm po izolon juglindjen e Shqipërisë, por po paralizon...

/ February 21, 2026

Një serial televiziv për arbëreshët përdor testimin e ADN-së për të zbuluar lidhjet e thella stërgjyshore me origjinën shqiptare pesë shekuj më parë, duke ndërthurur trashëgiminë me teknologjinë moderne. Dokumentari është një prodhim, që vjen në bashkëpunim me rrjetin televiziv të “Rai”-t. Blerina Goce Blerina Goce 21 Shkurt, 13:24 | Përditesimi: 21 Shkurt, 13:40 Share Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit Një histori për rrënjët, kujtesën dhe identitetin. Seriali i ri dokumentar i producentit italian Emanuele Galloni, sjell në vëmendje historinë e arbëreshëve në Kalabri, pasardhësit e shqiptarëve që u larguan nga atdheu rreth 500 vjet më parë. Galloni, producent televiziv dhe themelues i “Connemaris Media” ka realizuar një serial me gjashtë episode, që ndërthur dokumentarin me elementë të prozës fiktive. Në qendër është historia e këtij komuniteti që ka ruajtur gjuhën, traditat dhe lidhjen shpirtërore me Shqipërinë ndër shekuj. Ndryshe nga prodhimet e tjera për arbëreshët, ky serial shkon përtej rrëfimit historik. Ekipi ka bashkëpunuar me një kompani ndërkombëtare testimi gjenetik për të analizuar ADN-në e disa pjesëtarëve të komunitetit, në kërkim të provave shkencore për lidhjen e tyre me Shqipërinë. LEXO EDHE: Ministri Gonxhja në Vatikan: ‘Moti i Madh’, ëndërr e komunitetit arbëresh dhe detyrim i yni si shtet! Do aplikojmë në UNESCO “Ne u përpoqëm të gjenim në bashkëpunim me Ancestral, nëse arbëreshët kanë vërtet në ADN-në e tyre lidhjen me shqiptarët, nga janë dhe nga vijnë.”, thotë Galloni për “Report TV”. Rezultatet, të transmetuara në episodin e katërt, sollën emocione të forta: lot, habi dhe reflektim mbi identitetin. “Identiteti është një temë shumë e fuqishme sot. Në një kohë kur teknologjia dhe inteligjenca artificiale po ndryshojnë botën, emocionet e vërteta të njerëzve përballë zbulimeve mbi rrënjët e tyre janë të pazëvendësueshme.”, vijon ai. Për producentin, ky projekt është edhe personal. Ai thekson lidhjen me vendlindjen e nënës së tij në Kalabri dhe pasionin e hershëm për pakicat gjuhësore. Prej vitit 2014 ai ka punuar me komunitete minoritare në Evropë, nga Uellsi në Irlandë e Skoci, duke u fokusuar në ruajtjen e identitetit kulturor. “Interesi im për Shqipërinë dhe në përgjithësi për të gjitha vendet ku ka shqiptarë është i madh. Po punoj për momentin edhe në një serial të ri televiziv, një film imagjinar, që zhvillohet gjatë viteve ’40-të dhe shpresojmë të jetë një bashkëprodhim me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.”, tregon Galloni. Ai ishte i pranishëm gjatë këtyre ditëve në Berlin në “European Film Market”, për të zgjeruar bashkëpunimet ndërkombëtare, pasi, siç thotë, kompania e tij ka përfituar dy grante nga programi “Creative Europe” për projekte multimediale në qendër të të cilave janë pakicat etnike.

21 Shkurt 2026 Nga: Blerina Goce Një serial televiziv për arbëreshët përdor testimin e ADN-së për të zbuluar lidhjet e thella stërgjyshore me origjinën shqiptare pesë shekuj më parë, duke...

/ February 21, 2026