“Nuk mund t’i mbash shpresat te Amerika”/ Lubonja: –  Njerëzit kanë nevojë për opozitarizëm të fortë

– 11.12.21

Për analistin Fatos Lubonja  situata në Partinë Demokratike është e rëndë dhe e vështirë.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa, ku ka komentuar atë ccfarë po ndodh sot me Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Berisha dhe delegatët,  Lubonja u shpreh se njerëzit kanë nevojë për opozitarizëm të fortë dhe Basha nuk e ofron një gjë të tillë.

“Një fjalim i gjatë ku ishte problemi i numrave. Ku është partia? Ne stadium apo me ty? Ishte një kryetar i mbetur vetëm me një grusht njerëzish. Ajo që duket qartë është që Basha nuk ka legjitimitet në këtë parti. Padyshim që nisma e Berishës është personale padiskutim. Lidhur me kritikat qe hedhin për njeri-tjetrin është mjerimi i politikës së PD-së dhe flet për kulturën tonë të bashkimit ku del se ata njerëz nuk i bashkon një ideal i lartë por interesat personale te tij. Këtu o i nënshtrohesh ose ke interesa personale.

Basha tani problem më të madh ka se do të mbajë partinë me idenë se është më i forti dhe ka mbështetjen e amerikaneve. Kjo parti është në një gjendje shumë të rëndë, Berisha ka probleme të së kaluarës por ka më shumë njerëz afër. Basha është në pozitë shumë më të vështirë se kur i është nënshtruar ambasadores amerikane për përjashtimin e Berishës. Kur je pjesë e një partie,  ke përgjegjësi kaq të madhe ndaj këtyre njerëzve kur e shikon që je në pakicë për vendimin që ke marrë vetë. Përpara këtij dështimi ka dy rrugë: të këmbëngulësh ose të reflektosh. Basha nuk ka rrugë tjetër përveç dorëheqjes.  Nuk mund t’i mbyllësh sytë në atë që ka ndodhur në stadium. T’i mbash shpresat tek guvernatorja Yuri Kim nuk huhet në këto lojëra. Çfarë ka ndodhur në Shqipëri që njerëzit presin akoma shpëtim nga Sali Berisha? Njerëzit kanë nevojë për opozitarizëm më të fortë”- tha ai.

Gazeta Shqiptare