“Një nga këshilltaret që paguhet me taksat tona ka 3 muaj që është në Big Brother”, Artan Hoxha plas deklaratën e fortë: Mësuam kush janë njerëzit që i shërbejnë pushtetit!

29 DHJETOR 2021

Gazetari Artan Hoxha teksa po komentonte publikimin e të dhënave të qytetarëve u shpreh se ky skandal pati edhe një anë të mirë.

Sipas Hoxhës ky skandal zbuloi të tjera fenomene, duke filluar që nga sektori i medias. Gazetari thotë gjithashtu se u zbulua sesa keq paguhet administrata dhe se mbi 300 mijë shqiptarë marrin një pagë qesharake.

“Unë them bravo i qoftë atij që na nxori ca fenomene, duke filluar që tek sektori jonë i medias. Ne kemi parë sa keq paguhet administrata shqiptar, mbi 300 mijë shqiptarë marrin një rrugë qesharake dhe të tjerët marrin paratë e tyre. Ne mësuam sesi pushteti e kontrollon median. Se kush janë njerëzit që i shërbejnë pushtetit. Një nga këshilltarët që paguhet me taksat tona ka 3 muaj që është në Big Brother. Ne na ka rënë shteti. Shteti virtual që donte të bënte Rama është i shpartalluar. SPAK duhet të merret me korrupsionin e lartë. Patronazhistët duhet të ishin hetuar. Askush nuk do të mbajë përgjegjësi”, u shpreh gazetari.

Gazeta Sot