Një murale për Besëlidhjen e Lezhës

5 Mars 2026
Kjo murale është vendosur në hyrje të qytetit të Lezhës. Ajo i dedikohet Besëlidhjes së Lezhës në 582 vjetorin e saj.
Vepra është realizuar nga piktori Bledar Çakalli, i cili synon që të mbajë gjallë kujtimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme historike.
“Shqipëtarët edhe sot e kësaj dite edhe pse kanë kaluar vite e shekuj, kanë nevojë të bëhen bashkë, siç i bëri Gjergj Kastrioti më 2 Mars 1444”, u shpreh piktori.

Kjo murale jep edhe mesazhin e bashkimit.
“Për fat të mirë, historia e kombit shqiptar është e ndritur, ka shumë histori dhe tregon shumë ngjarje, pavarësisht gjendjes që jemi, ata kanë treguar që mund të bëhen bashkë”, pohoi Bledar Çakalli.
Piktori thotë se do të realizojë edhe murale të tjera, që do të vendosen në qytete të ndryshme të trevave shqiptare.
