Papa Francesku

Një dështim i politikës dhe i njerëzimit. Papa jep mesazhin e tij kundër luftës në Ukrainë në tre gjuhë të ndryshme

25 SHKURT 2022

Papa Françesku ka postuar një mesazh kundër luftës në Ukrainë nëpërmjet një postimi në Tëitter. Papa i është drejtuar botës në gjuhën ukrainase, rusisht dhe anglisht.

Ai shkruan se “çdo luftë e bën botën më keq nga se ka qenë më parë”.

Papa thotë se lufta është dështim i politikës dhe njerëzimit duke e quajtur luftën si kapitullin më të turpshëm.

“Lufta është një dështim i politikës dhe njerëzimit. Është kapitulli më i turpshëm i një disfatë therëse para fuqisë e të së keqes”, shkruhet në postimin e Papës në Tëitter.

Gazeta Sot