Nga: Skender Karacica. –

Në Shqipëri pas regjistrimit të popullsisë, sipas të dhënave jetojnë edhe ,,pakicat tjera kombëtare,  grekë, malazezë, boshnjakë dhe serbë. Për të sendërtuar në jetë kriteret demokratike të Këshillit të Evropës (për pakicat), qeveria shqiptare në Tiranë ka afruar ligjin që garanton këto të drejta për ,,pakicat kombëtare,, që jetojnë në Shqipëri.

Në numrin e sotëm të gazetës,,Politika,,të Beograd,thuhet se në Shqipëri jetojnë 155 serbë dhe,sipas (vlerësimeve)të propagandës të njohur tash e një shekull antishqiptare në Ballkan,kjo gazetë thekson me ,,informatën,,e nëntokës në Beograd (dhe jo zyrtare)se në këtë vend mund të ketë 40.000 serbë (sic!). Qeveria shqiptare me ligjin për pakicat që jetojnë në Shqipëri, u ka afruar të drejtën demokratike evropiane edhe për 155 serbë,që tashe tutje e ka të drejtën të flasë më shumë me argumente për çështjen shqiptare që jetojnë jashtë kufinjve të shtetit amë në Maqedoni,Serbi, Mal të Zi dhe Çamëri.

Shteti serb dhe Beogradi ka dalë me tezën e njohur se , aty ku është një serb,,aty është Serbia, propagondë kjo e njohur që nga koha e Civijiqëve, Çubroloviqëve, Andriqëve, Qosiqëve dhe të Millosheviqit për të bërë shënjën e barazisë e të falsifikimit të historisë me numrin e serbëve të pakicës apsolute me shumicën e popullit shqiptar në hapësirën e vet etnike në Kosovë,  Shqipëri dhe në pjesët tjera etnike në Ballkan.

Gazeta ,,Polititika,, e Beogradit harron se në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë jetojnë 120 mijë shqiptarë etnik dhe në këto njzetë vjet të regjimeve serbe,ata jo vetëm që janë anashkaluar nga e drejta për zhvillim ekonomik dhe të avancimit në fushën e arsimit,të kulturës dhe në fymën e Konventës së KE-së për të drejtat e pakicave,por ata sot e kësaj dite kanë mbetur në margjinat e politikës antishqiptare të Serbisë.

Foto:  Skender Karacica. -

Tirana zyrtare e ka të drejtën edhe me Kushtetutë që të afrojë përkrahjen më të madhe për çështjen shqiptare jashtë kufijve të shtetit shqiptar në këto hapësira etnike,që në frymën demokratike të BE-së të avancohet e drejta e shqiptarëve etnike në të gjitha fushat e jetës.Në Maqedoni sipas të dhënave zyrtare (Samiti NATO-2012 në Çikago), është thënë se në Maqedoni jetojnë 40% të përbërjes kombëtare shqiptare dhe me të drejtat minimale të pozitës kushteturse të pakicës kombëtare(jo shtetformues). Kur Shqipëria avancon statutin për (vetëm)155 serbë në pakicë kombëtare(sic!), atëherë çfarë duhet bërë për bashkësinë e dytë shumicë të shqiptarëve etnikë në Maqedoni, Luginën e Preshevës, Mal të Zi dhe Çamëri, që në frymën e Konventës Evropiane për pakicat të avancohet pozita e tyre kombëtare. Ndërkaq për shqiptarët etnikë në Maqedoni në frymën e Konventës së KE-së për pakicat të avancohen përmes Kushtetuës në shtetformues për të vënë një bazë të fortë të barazisë kombëtare  në këtë vend që problemet politike të regjimeve sikur e kanë humbur udhën në oborr.