8 Shtator 2026

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar Edi Ramën se i jep paratë e buxhetit të shtetit, Ron Yefet pa asnjë tender.

Ahmetaj zbuloi një rast, ku ftoi gazetarët të investigojnë. Bëhet fjalë për furgon me raketa që është kapur në Itali.

“Unë i ftoj gazetarët investigativë, shihni pak atë rastin kur në Itali u kap një furgon me raketa. Mund të zbuloni mbrapa gjëra shumë interesante të trafikut të armëve nga Greqia për në Shqipëri”, tha Ahmetaj.

Po ashtu, ish numri dy u qeverise ka ngritur akuza të forta edhe për industrinë ushtarake, duke deklaruar se armë vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri për t’u dërguar më pas në zona konflikti.

Ai e ka lidhur këtë skemë me zyrtarë të lartë dhe me atë që e cilëson si ‘kreu i organizatës’, duke kërkuar hetim të menjëhershëm nga institucionet e drejtësisë.

“Jemi duke folur për trafik ndërkombëtar armësh, jo në kuadër të marrëveshjes së NATO-s që ka Shqipëria me Ukrainën. Jemi duke folur për trafik armësh nga vendet e Afrikës që paketohen në Shqipëri dhe marrin rrugën”, tha Ahmetaj për Çim Peka.

Pjese nga intervista 

ARBEN AHMETAJ: Është vazhdimi i logjikës së trafikut të armëve dhe po ta dëgjosh, pala tjetër i referohet tenderave. Ky, Roni, gjithmonë flet për ‘pa tendera’, sepse kreu i organizatës ia kalon paratë pa tender.

Kjo strukturë kriminale bëhet që nesër të ketë në dorë aortën ekonomike të vendit dhe t’ia shtrëngojë fytin çdo qeverie që vjen nesër.

 I referohet Julian Hoxhajt?

ARBEN AHMETAJ: Po. Unë i ftoj gazetarët investigativë, shihni pak atë rastin kur në Itali u kap një furgon me raketa. Mund të zbuloni mbrapa gjëra shumë interesante të trafikut të armëve nga Greqia për në Shqipëri.

Tani shikoni Timak Defense, pasqyrën financiare. Kanë marrë nga buxheti i shtetit miliarda lekë paradhënie pa pasur asnjë investim nga vetë kapitali i tyre. Është një kancer në trupin e shtetit.

Unë e shkruajta vetë në ligj për rindërtimin, s’bëra asnjë tender. Dhe tani jam në luftë me një mafia në pushtet dhe në media.

 Mua më intereson, mua më intereson më shumë nga të gjitha, në momentin një dhe dy, se si këta përdorin konceptin kriminal që i referohen, ka ky koncept, për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe paratë e buxhetit të shtetit. Kalojmë tek episodi katër.

Arben Ahmetaj: Është vazhdimi i logjikës së trafikut të armëve. Dhe po ta dëgjosh, prapë i referohet tenderave. Ky… Roni, gjithmonë flet për pa tendera, sepse kreu i organizatës ja kalon paratë, do t’i shohim më pas, dhe paradhënie, pa tender. Prandaj e ka bërë këtë strukturë kriminale. Që praktikisht nesër t’i ketë në dorë këto kompani private dhe nesër një qeveri që do vijë, e dalë nga vullneti i popullit që do dalë shumë e fuqishme, të mos ketë mundësi të qeverisë Shqipërinë se ky do ketë në dorë aortën ekonomike të vendit dhe do t’ia shtrëngojë fytin çdo qeverie që do vijë nesër.

Çdo qeveri që do vijë nesër! Çdo qeveri që do vijë nesër do duhet të merret pikësëpari me arteriet financiare të kreut të organizatës. Se ndryshe kanceri në trupin e Shqipërisë nuk shërohet. Do t’ia bëjë të vështirë jetën shqiptarëve dhe çdo qeverie, nëse do t’i lihen gjaku i buxhetit të shtetit dhe i pasurive të shqiptarëve, ta përdori ky për të bërë të vështirë çdo lloj jete të çdo lloj qeverie, të kujtdo qoftë nesër.

Edhe të brinjës së vet po deshe të kësaj qeverie, prapë do t’ia bëjë të vështirë. Jemi duke folur për trafik armësh, ku një palë flet për tendera, Ukraina siç thonë nuk i bëjnë dot gjërat pa tendera, se jemi në sytë e Natos. Vendi i Natos i bën pa tendera se është vendi ku kreu i organizatës po shet çdo gjë.

Po shet çdo gjë! Ia bëra sfidë miqësore qytetarëve, me gjet në një pikë në hartë që s’e ka dhënë… Kudo. Në hartën e Shqipërisë. Pra vazhdojmë, jemi duke folur për trafik amësh, madje madje, një ngacmim të vogël gazetarëve investigativë jua bëj. Shiheni një çikë këtë rastin ku në Itali është kapur një furgon me raketa… lufte. Sigurisht. Shiheni një çikë. Se mund të zbuloni mbrapa gjëra shumë interesante. Shumë interesante, të trafikut të armëve. Shiheni një çikë, nuk është pa gjë. Unë deri këtu e lë gjënë. Këtë mundësi kam, këtë informacion kam, këtë informacion e ndaj me shqiptarët. Ky informacion ja vlen të ndahet.

Pra shikojeni, se mund të ketë lidhje. Janë disa raketa që janë kapur nga autoritetet italiane në jug të Italisë që vinin nga Greqia, për të… për të prodhuar në Shqipëri.

*****

ARBEN AHMETAJ: Tani, episodi i dytë shpjegon strukturën, vetë Roni. I thotë: ‘Do ketë një kompani shtetërore mburojë’. Dhe abuzon, përveç strukturës kriminale për devijimin e pasurive të shqiptarëve, abuzon me respektin e shqiptarëve për SHBA-në. Thotë: ‘Do krijojmë një trust në Amerikë që t’i mbyllim gojën ambasadës amerikane’.

Ky ustai që do grabiste Delvinën, po do marrim thotë edhe Vlorën, TEC-in e Vlorës. Strukturë purifike kriminale për të grabitur Shqipërinë.

I ka dhënë këtij 2.1 milionë metra katrorë tokë pronë e shtetit nëpërmjet ligjit të investimeve strategjike. Ligji i investimeve strategjike duhet të abrogohet dje. Kjo gjë vjen nga pseudo-antikorrupsionistët brenda grupit.

Është vetëshpjeguese. Jemi duke folur për trafik ndërkombëtar armësh, jo në kuadër të marrëveshjes së NATO-s që ka Shqipëria me Ukrainën. Jemi duke folur për trafik armësh nga vendet e Afrikës që paketohen në Shqipëri dhe marrin rrugën.

Si paketohet? Mbaj mend që ka thënë në Parlament ministri aktual i Mbrojtjes: ‘Ne tashmë po prodhojmë armë dhe ato po përdoren në vende konflikti’.

ARBEN AHMETAJ: Kemi shoqërinë Advanced Arms Technology, e cila prodhon armë. Pra, Roni, i borxhit, i KAYOs, i TEC-it të Vlorës, i rezervës së naftës, do të bëjë trafik armësh.

Ermal Raketa ka detyrim t’u tregojë shqiptarëve çfarë armësh? Kush i prodhon? Nga kanë ardhur? Zoti Raketa thotë që përdoren në zona konflikti aktuale. Kjo është gafë penale, nxjerr sekretin dhe tregon trafikun e armëve të fshehur pas koncesioneve kriminale.