Ndryshe nga Kosova: Japonia i bën pritje madhështore Majlinda Kelmendit në aeroport

  • 21/08/2019 | 13:05

Majlinda Kelmendi shpesh kur ka fituar medalje të artë, nuk është pritur nga askush në Kosovë, por ndryshe nga Kosova, Japonia i ka organizuar pritje madhështore kampiones olimpike, shkruan Gazeta Metro.

Në një video që ka siguruar gazeta Metro, shihet se për ekipin kosovar është organizuar një pritje madhështore në Tokio të Japonisë.

Me flamuj të Kosovës, e brohoritje është pritur kontigjenti kosovar nga japonezët.

Në Japoni do të zhvillohet Kampionati Botëror në xhudo nga 25 gushti deri më 1 shtator.

/gazetametro.net