Ndërron jetë në moshën 116-vjeçare burri më i vjetër në botë

29 Gusht 2022

Një Afrikan i Jugut që mendohej se ishte njeriu më i vjetër në botë ka vdekur një ditë më parë në moshën 116-vjeçare.

Dokumentet e identitetit të Fredie Blom treguan se ai kishte lindur në provincën Lindore Cape në maj të vitit 1904, megjithëse kjo nuk u verifikua kurrë nga Guinness Records World.

Mediat e huaja shkruajnë se kur ishte në moshë të re ai humbi familjen nga pandemia e gripit spanjoll në 1918. Ndërkohë Blom u mbijetoi dy luftërave botërore.

Në vitin 2018, ai tha për BBC se nuk kishte sekret të veçantë për jetëgjatësinë e tij. “Ka vetëm një gjë është njeriu sipër, Zoti. Ai ka të gjitha fuqitë. Unë nuk kam asgjë. Unë mund të heq dorë në çdo kohë, por Ai më mban”, tha ai.

Blom e kaloi pjesën më të madhe të jetës si punëtor, fillimisht  në një fermë dhe më pas në industrinë e ndërtimit dhe doli në pension vetëm kur ishte 80 vjeç. Edhe pse hoqi dorë nga pijet alkoolike shumë vite më parë, ai ishte një duhanpirës i rregullt.

Të afërmit e Blom thanë  që ai vdiq nga shkaqe natyrore në Cape Town të shtunën.

Gazeta Shqip