11 Korrik 2023

TIRANË- Është shuar në moshën 70-vjeçare skulptori i famshem Agim Rada. Skulptori mbylli sytë mëngjesin e sotëm, pasi prej disa kohësh mjekohej nga një sëmundje e rëndë. Prej 2 ditësh, ai ishte i shtruar në spital, por nuk ia doli që të fitonte luftën me vdekjen.
Agim Rada lindi më 24 maj 1953 në Tiranë. Punimet i tij përfshin statujat, skalitur në bronz të figurave të tilla si Marin Barleti, Gjergj Elez Alia, Onufrit, dhe Petro Marko. Rada e ndinte veten shumë krenar, edhe për veprat e tjera, disa prej të cilave i kishte aktualisht ka në duar, si Sali Butka, Skënderbeu, Fan Noli etj

Një patriot i madh edhe pinjoll i një familje të madhe, që kanë kontribuar shumë në identitetin e kombit tonë.
Rada mendon se është detyra jonë që këto figura t’i vendosim në panteonin që meritojnë.
“Mendoj se kjo figurë e anatemuar nga komunizmi, e lënë në harresë edhe duke falsifikuar historinë, kanë falsifikuar edhe jetën e tij, që e treti për vendin e vet. Ata që “vranë” Shqipërinë kanë varre në Shqipëri, ata që e “zhveshën” që bashkëpunuan me Moskën, Beogradin, Pekinin, me djallin kanë varre këtu, ndërsa për këtë figurë polietrike nuk u gjetën 2 metra vend.”
Portretit i Mit’hat Frashërit, Rada, i ka veshur një buzëqeshje, dhe një papion, sikundër e kanë edhe bustet e vëllezërve Frashëri
“Në foto është me kollare, por unë për ta bërë pak më të fisëm, siç i takon asaj familje, elite e kombit tonë, por edhe sepse vëllezërit Frashëri janë me papion.

Jam munduar që me vështrimin e tij, me një buzqeshje, që edhe pse me dhimbje brenda ka një buzëqeshje në fytyrë, sepse ky e di, është me postulatin e famshëm të Krishtit, “Leri të marrët të bëjnë çfarë të duan, se do vijë një ditë, që do të shkojë në vendin e vet”.
Artisti mendon se është e rëndësishme që ky bust të jetë në karakter, sa herë që dikush e sheh të hyjë nën lëkurën e tij,për të kuptuar atë që shpreh
“Nëse t’i ke arritur që të kapësh ato elementë, siç është fisnikëria, dituria, se ky duket që është një burrë i mençur, ky ballë i tij shpalos dije, se është si një libër i hapur, plastika e portretit, sytë e thellë, kanë një lloj qëndrimi artistik. Unë u rekomandoj të gjithë shqiptarëve, që të lexojnë veprën e tij, mendoni për një çast sikur Shqipëria të kishte rënë në dorë të këtyre, do të ishim shumë më mirë.”
Rada e ndien veten shumë krenar, jo për këtë vepër, por edhe për veprat e tjera që aktualisht ka në duar, si Sali Butka, Skënderbeu, Fan Noli, një prift i masakruar gjatë periudhë së komunizmit.
“Krijimtaria ime nuk ka qenë kurrë e politizuar, figurat kanë qenë përherë figura të ndritura të kombit, që nuk i kanë shërbyer politikës së ditës, që sot janë në maj të Olimpit nesër gremisen në fund.

Unë kam bërë figura që i kanë rezistuar kohës, ndriçimit që ata vetprodhuan. Për këtë jemi shumë borxhli vendit tonë. Prandaj, derisa të jap frymë, unë jam në shërbim të kombit edhe të këtyre figurave.”

Gazeta Nacional