“Mos më detyroni të hyj vërtetë në garën e 25 prillit”. –  I dërguan dy foto që nuk i priste, Presidenti Meta i revoltuar del me kërcënimin e rëndë: – Pale, po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka…

17 PRILL 2021

Revoltohet nga “Dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, që m’i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze”.

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në rrjete sociale 2 foto që ia kanë dërguar nga Gjirokastra. Meta me tone të revoltuara kërcënon të mos e detyrojnë të hyjë me të vërtetë në garën elektorale të 25 prillit, pasi do të mbeten fare pa grup parlamentar.

Jo vetëm kaq, por Meta shkruan se po mori edhe Doktorin e Madh (duke nënkuptuar Sali Berishën), nuk do të ketë spital që do t’iu bëjë derman rilindësve.

“Dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, që m’i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze.

“Dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, që m’i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze.

Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI “RILINDAS”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar.

Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman!

Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës!”, shkruan Meta.

Gazeta Sot