2 Maji 2025

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë Hasan Cani nga Departamenti i Pyjeve në Partinë Demokratike.

Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri inxhinieri ka thënë se moratoriumi 10 vjeçar ishte pa asnjë rezultat.

Hasan Cani: Sipërfaqja kullosore dhe pyjore kombëtare, sot po i cenohet integriteti i saj. Shqipëria mbulohet nga 50 për qind që është fond pyjor dhe 19 për qind është fond kullosor çka përbën afër 70 për qind të territorit të Republikës. Sipërfaqja me pyje është ulur ndjeshëm. Deri tani ne kemi humbur rreth 400 hektarë të fondit pyjor dhe kullosor nga prerjet e paligjshme dhe nga zjarret. Zjarret vendosen nga dora e njeriut. Pastaj atje ku ndërtohet zjarri vjen edhe nga nëntoka. Në kemi humbi rreth 30 për qind të biomasës. Çka do të thotë  në vlerë monetare kalon afër 3 miliardë euro. Kjo është një shumë e madhe jo vetëm për vendin tonë por edhe për një vend evropian apo SHBA, është vlerë shumë e madhe.

Nëse shteti do ta kthente këtë biomasë do të kthente në të mira materiale për popullatën gjendja nuk do të ishte kështu. 3 miliardë euro është dëmi në pyjet e vendit tonë.

Pyetjet kryejnë shumë funksione. Funksionin ekonomik, ekologjik dhe mjedisor dhe shëndetësor. Për sa i përket funksionit ekonomik ka rënë shumë. Por kanë rënë edhe funksionet e tjera. Në qoftë se ne do ta presim një sipërfaqe pylli do të na ulet filtrimi i dyoksidit të karbonit. Do të na ulet filtrimi i tymrave e gazrave por do të na shtohet erozioni. Sot nuk ka një studim të mirëfilltë se sa është niveli i erozionit në vendin tonë. Ne kemi një erozion 12.5 herë më të lartë se në Bashkimin Evropian. Se pyjet e larta të pishës….ahut po zhduken.

Ne as për erozionin detar nuk kemi një studim. Sa është futur deti në tokë dhe sa e ka shkatërruar. Praktikisht po vazhduam kështu se ne krahas erozionit kemi problem tjetër eliminimin e rrjedhjeve ujore. Ne jemi vendi i tertë në botë për sa u përket rrjedhjeve ujore. Dhe duke shkatërruar pyjet, uji i reshjeve kalon direkt ne shkëmb e nuk ndalet. Dhe themi pastaj pse përmbytemi shpejt. Kjo është arsyeja sepse janë hequr drurët. Dhe vlera e rehabilitimit të një sipërfaqeje me pyll është jashtëzakonisht e madhe. Një hektar mund të na shkojë deri në 15-20 mijë euro. Kjo nuk është prishur nga popullata. Balla në Librazhd ka futur firmat e veta që të shfrytëzojnë pyjet. Atje ka patur pyje ahu shumë të mira. Ndërkohë që janë drejt eliminimit pyjet e ahut. U bë ligji i moratoriumit. Por ai nuk ishte ligj për ndalimin e prerjeve. Ai ishte ligj për moszbatimin e ligjit të pyjeve. Drurët nuk i kanë prerë fshataret e zonave. Drurët i kanë prerë njerëz që kanë patur lidhje me qeverinë.