Kulla e Ramë Zymerit në Junik,

E ndërtuar në vitin 1860 dhe me të gjitha veçoritë e kullës tradicionale shqiptare, kulla e Ramë Zyberit ka qenë në pronësinë e familjes Zyberi tanimë për pesë gjenerata. Kulla u restaurua për të shërbyer si bujtinë pas dëmeve që i pësoi gjatë luftës.
Aty ku zjarri nuk u shua për qindra vjet, ku dëgjohet muzikë tradicionale shqipe, këngë me lahutë, tregime rreth Kanunit nga ekspertët e shumëçka tjetër. Kjo ndodh në Junik, në vendin e Kullave.

Por, është njëra nga to që dallon më shumë. Kulla e Ramë Zyberit është rast unik i restaurimit të kullave në Kosovë i cili është inicuar nga vet pronari me investime private.

Madje, tashmë figuron edhe në njërën nga faqet më të njohura të turizmit në Ballkan.